» Infektohet me koronavirus, kreu i Policisë Rrugore në Elbasan

Infektohet me koronavirus, kreu i Policisë Rrugore në Elbasan

Mes të infektuarve të fundit me koronavirus në vend, rezulton i prekur edhe kreu i Policisë Rrugore në Elbasan.

Drejtuesi i Rrugores, ka rezultuar i prekur nga Covid-19, mes 13 rasteve aktive që numëron ky qytet.

Nuk dihet ende se si është infektuar zyrtari i policisë, ndërkohë që vijon hetimi epidemiologjik.

Aktualisht po testohen familjarët e tij, por edhe personat e kontaktit.

Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve Tiranë 370; Durrës 212; Shkodër 156; Vlorë 106; Fier 49; Lezhë 43; Korçë 28; Kukës 18; Elbasan 13; Gjirokastër 7; Berat 6 dhe Dibër 6.

Nga 62 viktimat e shënuara qysh nga nisja e pandemisë, në Tiranë janë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1 dhe Elbasan 1. /a.y/noa.al

Rëndohet situata e koronavirusit, 69 raste të reja dhe tre viktima në 24 orë

Koronavirusi shënon 3 viktima në orët e fundit/Noa

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera