» Barcelona, përçarje totale mes lojtarëve dhe trajnerit, fati i Setien vendoset në 2 ndeshjet e ardhshme

Barcelona, përçarje totale mes lojtarëve dhe trajnerit, fati i Setien vendoset në 2 ndeshjet e ardhshme

Në shtëpinë e Barcelonës është një kaos total, një krisje shumë e madhe mes lojtarëve dhe stafit teknik, e cila është thelluar akoma më shumë pas barazimit kundër Celta Vigo e cila mund ti kushtoj edhe titullin kampion. Shtypi spanjoll i ka kushtuar sërish faqet e para situatës në klubin blaugrana, ku në qendër të kritikave mbetet trajneri Quique Setien.

 

Gjithnjë sipas mediave spanjolle, presidenti Josip Maria Bartomeu së bashku me drejtorin sportiv Eric Abidal janë takuar me trajnerin Setien në shtëpinë e këtij të fundit ku kanë diskutuar për momentin e vështirë që po kalon ekipi. Setien nuk ka marrë për momentin një ultimatum nga drejtuesit e klubit por sigurisht që e ardhmja e tij mund të përcaktohet në dy ndeshjet e radhës, kundër Atletico Madrid dhe kundër Villarel, dy ndeshje që mund të përcaktojnë fatet e sezonit në La Liga por dhe konfirmimin apo jo të Setien edhe për sezonin pasues./bw

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera