» Koronavirusi mbyll laboratorin e analizave në Durrës, mes të infektuarve bashkëshortja e Dakos

Koronavirusi mbyll laboratorin e analizave në Durrës, mes të infektuarve bashkëshortja e Dakos

Të gjithë punonjësit e laboratorit mikrobiologjik në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës që janë marrë me analizat sot janë në shtëpi. Laboratori është mbyllur. Është lënë vetëm një person që punon me kompjutër. Mbyllja ka ardhur pasi 4-5 punonjës të laboratorit kanë dalë pozitiv me koronavirus.

“Mes tyre dyshohet të jetë edhe bashkëshortja e ish-kryebashkikt të Durrësit Vangjush Dako. Madje dyshohet se edhe Vangjush Dako të ketë bërë tamponin e koronavirusit por nuk janë dhënë të dhëna si kanë dalë rezultatet e tij. Në çerdhet dhe institucionet që administrohen nga shëndeti publik duke qenë se personeli ka qenë më ndërrime mujore kanë nisur të bëhen tamponët.Paniku është i maddh dhe rreziku serioz” raportoi gazetari i Ora News, Mark Bunga.

Ditën e sotme në Durrës u regjistruan 10 raste të reja pozitive, ndërsa një 44 vjeçare humbi jetën//Ora News.tv/

 

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera