» Tirana Bank i dhuron fëmijëve të kryeqytetit një kënd të ri lojrash

Tirana Bank i dhuron fëmijëve të kryeqytetit një kënd të ri lojrash

Tirana Bank ka ndërtuar nga e para një park lojrash për fëmijët e një prej zonave periferike të kryeqytetit. Parku me sipërfaqe 520 metra katrorë ndodhet në Sauk dhe është ndërtuar sipas një projekti të përbashkët me Bashkinë e Tiranës.

Në ceremoninë e hapjes së parkut të lojrave, përveç shumë fëmijëve, ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Dritan Mustafa. Përurimi i parkut u shoqërua me një festë të vogël nga Cirku i Tiranës të cilën fëmijët e zonës e pritën me duartrokitje.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj falënderoi Tirana Bank për kontributin që jep në dobi të komuniteteve nëpërmjet investimeve sociale.
“Jo të gjithë superheronjtë vijnë me pelerinë fluturuese, disa vijnë edhe me kostume e me xhaketa. Ne besojmë që jeni super-heronj, në sensin që jeni një bankë me etikë sociale dhe që e ka kuptuar se suksesi duhet ndarë. Dhe ajo që më vjen mirë, është teksa shoh që Tirana Bank është një sipërmarrje e suksesshme, shqiptare, mban emrin e qytetit tonë dhe ndan zemrën me të. Për këtë, i’u jam shumë mirënjohës. Është e disata herë që takohemi në mbjellje pemësh, në kënde lojrash, në adoptime kopshtesh, çerdhe, shkolla, terrene sportive dhe jam shumë i lumtur që edhe kjo qasje e përgjegjshmërisë sociale është e dukshme dhe do të mbetet”- tha Kryebashkiaku

I rrethuar nga fëmijët, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Dritan Mustafa, premtoi edhe më shumë pjesëmarrje të Bankës në zhvillimin e projekteve me natyrë sociale të kryeqytetit dhe të vendit.
“Çdo bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës është kënaqësi e madhe, sidomos kur kontributet tona të përbashkëta shkojnë në ndihmë të komuniteteve dhe në mënyrë të veçantë ndaj fëmijëve. Në fakt, ky është një detyrim për të gjitha bizneset, për të mbështetur me të gjitha format këto projekte të rëndësishme që përmirësojnë cilësinë e jetës së banorëve.Tirana Bank mbetet e përkushtuar të ofrojë mbështetje për komunitetet nëpërmjet projekteve të ndryshme të përgjegjshmërisë sociale.”-theksoi z. Mustafa

Tirana Bank ka zgjedhur jo pa qëllim mbështetjen e këtij projekti në Sauk. Fëmijët duhet të ndjehen kudo njësoj të barabartë dhe prandaj vendosëm të përkrahim iniciativën që fëmijëve të kësaj zone t’u ofrohej ky kënd i ri lojrash ku të kalojnë kohën e lirë dhe të ndjehen po aq të vlerësuar sa në çdo zonë tjetër të Kryeqytetit.

Parku i lojrave në Sauk është një ndër projektet e shumta sociale që janë mbështetur nga Tirana Bank, në linjë me politikat e përgjegjshmërisë sociale të Bankës.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera