» Protesta, maturantët godasin me vezë ministrinë, dorëzojnë kërkesat

Protesta, maturantët godasin me vezë ministrinë, dorëzojnë kërkesat

Njësoj si ditën e djeshme, dhjetra maturantë janë mbledhur sërish në protestë këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit.

Shkak është bërë provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ku sipas tyre provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor.

Ata kërkojnë që protestës së sotme t’i bashkohen studentë, mësues dhe prindërit të cilët janë prekur gjithashtu nga ky provim.

Nxënësit që kanë dalë në protestë shprehen se gjatë ditës së djeshme kanë marrë kërcënime nëpërmjet telefonit ku u është kërkuar bojkotimi i protestës.

13 Qershor

Ora 13:30 – Maturantët dorëzojnë draftin me 10 pika Pas më shumë se 2 orë proteste, disa nxënës u futën në ambjentet e Ministrisë së Arsimit për të dorëzuar një aktkonstatim prej 10 pikash të hartuar prej tyre dhe ekspertë të fushës. Ata kanë paraqitur me shembuj në këtë draft, ku sipas tyre tregojnë dhe gabimet në hartimin e tezës së Gjuhë – Letërsisë.

Ora 13:20 – Nxënësit presin të dorëzojnë aktkonstatimin pranë ministrisë. Nxënësit janë afruar pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit ku presin të dorëzojnë draftin me 10 pika ku ato pretendojnë se ka pasur shkelje në hartimin e provimit të maturës.

Ora 12:45 Nxënësit deklarojnë se do të protestojnë sërish nesër në orën 11:00– Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi bën me dije se studentët kanë kërkuar hyrjen brenda Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu si edhe ditën e djeshme, disa nxënës kanë goditur ndërtesën me vezë në tre raste. Ndërsa nxënësit deklarojnë se do ta vazhdojnë protestën e tyre edhe gjatë ditës së nesërme sërish në orën 11:00.

Ora 12:14 – Pranë grumbullit të maturantëve përpara ministrisë është parë dhe aktori Neritan Liçaj. Nuk dihet nëse ai po qëndron aty për të mbështetur protestën.

Ora 12:10 – Ora News siguron aktkonstatimin e maturantëve mbi gabimet e pretenduara në testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ato kërkojnë rivlerësimin e provimit, mos vlerësim për pyetjet jashtë programit dhe uljen e pragut të vlerësimit.  Në aktkonstatim, ata kanë evidentuar pyetjet të cilat sipas tyre kanë gabime të theksuara shkencore. (Aktkonstatimin e gjeni më poshtë).

Ora 11:20 – Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi njoftoi se ka pasur një tentativë të policisë për të mos lejuar grumbullimin e nxënësve dhe bllokimin e rrugës.

Ora 11:10 – Maturantët shprehen se janë kërcënuar për të bojkotuar protestën

“Ministrja nuk e ka përmendur në deklaratën e saj dje por në mediat sociale janë publikuar shumë presione nga ana e Bashkisë. Gjithçka është bërë nga Ministria për të na shtypur neve. Presioni drejtpërdrejtë ishte ai i djeshmi ku na janë mbajtur emrat dhe jemi kërcënuar disa herë që ne jemi militantë partie kur ne e kemi deklaruar vazhdimisht që ne nuk përfaqësojmë parti, por kemi ardhur për të drejtat tona” – deklaron një prej maturantëve.

Ora 11:00 – Maturantë mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit.

Protesta e djeshme 12 Qershor

Me pankarta nëpër duar ata qëndruan përreth 6 orë përpara Ministrisë së Arsimit ditën e djeshme nga ora 11:00 deri në 17:00.

Nxënësit kërkojnë rivlerësimin e provimit, mos vlerësim për pyetjet jashtë programit dhe uljen e pragut të vlerësimit.

Por për Qendrën e Shërbimeve Arsimore, pretendimet e maturantëve nuk janë të vërteta dhe nuk ka asnjë gabim shkencor dhe mënyra se si hartohet përjashton çdo mundësi që të ketë gabime – qoftë në përmbajtje dhe qoftë në përfshirjen e koncepteve jashtë programit.

Ministrja Besa Shahini u shpreh se kur të mblidhen të gjitha rezultatet dhe nëse rastis që testi të ketë qenë më i vështirë se sa njohuritë e nxënësve, atëherë QSHA do bëjë rishpërndarje të peshës së pikëve për çdo notë./Oranwes

 

 

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera