» “Turp të kenë”/ Vajza e Lasgush Poradecit në krah të maturantëve: Hartuesit e testit, komplet injorantë

“Turp të kenë”/ Vajza e Lasgush Poradecit në krah të maturantëve: Hartuesit e testit, komplet injorantë

E bija e poetit Lasgush Poradecit, Marie Poradeci, ka komentuar një ndër pyetjet e testit të Gjuhë-Letërsisë, të Maturës së këtij, ku përfshihej një tekst i babait të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Marie Poradeci duke iu referuar pyetjes që kishte të bënte me fjalën “dlirnja”, shkruan se asnjë nga alternativat e dhëna nga ministria, nuk është e saktë.

Maria nënvizon faktin se ata që kanë hartuar tezën, sipas saj janë “komplet injorantë”.

Kujtojmë këtu se maturantët prej dy ditësh kanë dalë në protestë, pas provimit të Gjuhë-Letërsisë, pyetjet e të cilit i kanë cilësuar si absurde dhe pa logjikë.

“Kjo poezi e Lasgush Poradecit kish rene ne testet e maturave 2020 me date 11 qershor 2020. Ne test thuhej qe si eshte kuptimi i fjales “dlirnja” dhe alternativat ishin
1) gezohem
2) çlirohem
3)gjunjezohem
4) shmangem.

Ata qe bejne testet jane komplet injorante. Asnjera nga keto nuk eshte kuptimi i fjales dlirnja. (strofa e katert) Turp te kene. Ju si mendoni?”-shkruan Marie Poradeci.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera