» “Çfarë bëri Turi?”, ekspertja e hartimit të testeve zbulon enigmën që çoi në ‘revoltë’ maturantët: Kush ishte alternativa e saktë

“Çfarë bëri Turi?”, ekspertja e hartimit të testeve zbulon enigmën që çoi në ‘revoltë’ maturantët: Kush ishte alternativa e saktë

“Çfarë bëri Turi?” u bë një ndër pyetjet kryesore që revoltoi më shumë maturantët dhe që u shpërnda më pas në rrjet, ndërsa ekspertja e hartimit të testeve ka zbuluar edhe përgjigjen e saktë që ishte në testin e Gjuhës dhe Letërsisë. Ardiatike Lami, specialiste e Arsimit, e ftuar në rubrikën ‘Opnion’ në ‘News24’ e cilësoi këtë pyetje të pamatshme dhe se paragrafi nuk përmbante peshë. Sipas saj, përgjigja e saktë në të dhënat zyrtare ishte alternativa D, ndërsa për të do të kishin qenë të gjitha.

“Unë e kam lexuar atë pyetje. Për mua është një nga pyetjet më të pamatshme, që nuk e ka përgjigjen të gjatë, të dukshme. Unë them mund të ishte: A, B, C, D. Por më duket se D-ja është, kështu u tha në raportin zyrtar. Problem është zgjedhja e fragmentit, është paragraf që nuk mban peshë. Maturantët, fëmijët tanë nuk duhet të ishin atje të ulur në asfalt, por në shtëpi duke mësuar.”, -tha Lami.

Mes të tjerash Lami pohoi se poezia e Lasgush Poradecit edhe mund të ishte shmangur nga testi për këtë vit, pasi sipas saj gjithmonë ka nxjerrë nxënësit.

“Ajo që dua të them se qendra e shërbimeve arsimore, ku prodhohen testet arsimore, është vendi ku shteti ka investuar më shumë. Pritej që para daljes së testit kombëtar, për Letërsinë dhe Gjuhën shqipe, duhet të zbatoheshin disa parime, ku të dëgjoheshin dhe grupet e interesit. Këtu e shoh kleçkën, se testi i standardizuar i Gjuhë-Letërsisë duhet të ishte mbi programet ku bazohet shkolla. Duhet të jetë në harmoni me atë që jep testi kombëtar. Testi duhet të ishte shumë i qartë dhe transparent. Në momentin që ne flasim ende në MARS nuk është shpallur testi. Minimumi i transparencës është që të shpallet. Unë kam ndjekur me vëmendje dhe deklaratat e Ministrisë së Arsimit, ku nënkuptoje se do të merret pak me këtë gjë. Aty do të shohim se me sa pikë do të merret 9 apo dhe 10. Problemi i maturantëve është tek fakti se çfarë do të marrin. Si ishte testi?! Një nga parimet e hartimit të tij është transparenca dhe qartësia. E kam marrë testin të fotografuar. Po arrijë që ta kem në dorë. Ulem dhe e bëj vet testin. Këtë herë mu desh më tepër kohë për të arritur në fund të testit. Nuk e di nëse e kam bërë dhe unë të saktë testit. Tek pyetjet e Gjuhës përgjigjet janë më të matshme. Përzgjedhja e Iliadës dhe Lasgush Poradecit, i jep të drejtë hartuesve që të thonë se janë brenda programit. E shoh problemin tek dendësia e pyetjeve. Ka një parim në hartimin e pyetjeve të ndryshme. Lasgushi është një poet i jashtëzakonshëm, por i vështirë për t’u kuptuar nga nxënësit. Në këtë moment Lasgushi mund të ishte shmangur. Sa herë është vënë Lasgushi, nxënësit janë nxjerrë zbuluar. Në momentin kur u shpall se testi do të jetë me alternativa, do ishte mirë që të ishin shmangur zgjedhja e fragmenteve. Ndonëse kanë qenë të shkurta, kanë qenë shumë. Këto pyetje mund të ishin shmangur. Italianët e vënë Dante Aligerin çdo vit, pasi kanë font të pyetjeve. Kalohet nga një nivel i pyetjeve të nivelit të lartë tek ato të nivelit të ulët. Tekstet jo letrare janë fragmente që merren dhe nga përkthimet. Në momentin që doli testi provë, ka qenë jo më i thjeshtë. Pamja e parë e atij testi ishte më dashamirëse, i cili e goditi që në pjesën estetike të tij. Ka ardhur momenti që Letërsia mos të jetë ajo ‘delja e zezë’. Pasi janë 12 vite shkollë. Nxënësit më të mirë kanë frikë kur vjen testi i Letërsisë. Pata kontakte me nxënësit, të cilët thoshin se nuk kishin dëgjuar disa koncepte. Nuk kam qen pro që provimet e maturës të jenë porta për të hyrë në Universitet. U duk sikur këtë vit u hoq eseja, por aty ishin 2-3 pyetje që kërkonin shpengime teorike.”, pohoi ajo.

Më poshtë, po e sjellim të plotë pyetjen “Çfarë bëri Turi?”:

“5. Lexoni paragrafin e meposhtëm
Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga pyetjet e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për të kthyer barkën në nja pozicion te sigurt.
B) Ndërkohë, uji i ftohtë lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.
C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.
D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati përmbysi barkën.”

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera