» Pallati pa dëmtime do të shembet, zyrtari i Bashkisë së Lezhës del bllof kur flet për evakuimin e banorëve

Pallati pa dëmtime do të shembet, zyrtari i Bashkisë së Lezhës del bllof kur flet për evakuimin e banorëve

Problemet me akte-ekspertizat e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit vazhdojnë të jenë prezente.

Pjerin Fran Gjoni nga Lezha dhe disa banorë të tjerë ankohen se edhe pse pallati i tyre nuk ka dëmtime, përsëri është vendosur të shembet. Një ditë të bukur iu është thënë nga Bashkia, se pallati do të shembet në muajin Qershor me urdhër nga lart.

Në pallat në fakt nuk duket asnjë shenjë dëmtimi dhe banorët as janë zhvendosur prej aty, e as janë trajtuar me bonus qiraje.

Për problemin e tyre jemi drejtuar në bashkinë e Lezhës dhe nënkryetari, Ermal Pacaj, thotë, se ka shkuar ekspertiza e thelluar nga Instituti i Ndërtimit dhe vlera e rikonstruksionit e kalon vlerën e ndërtimit nga e para.

Sipas tij, pallati do të shembet, pasi ka dalë i dëmtuar në strukturë. Pacaj thotë, se banorët janë evakuuar, por në fakt ata nuk kanë lëvizur asnjë ditë nga shtëpitë e tyre.

Zv. Kryetari: Pallati nr.5 ose pallati i pilotave, që i themi ne, në bazë të akt-konstatimit të parë, ka dalë Ds4, i pabanueshëm. Banorët janë evakuu dhe pastaj i është bo shkresë Institutit të Ndërtimit për vlerësimin e thellum. Vlerësimi i thellum e ka nxjerrë të pabanueshëm dhe që preventivimi, simbas llogarive, që ata kanë bo, e kanë nxjerrë, që ai pallat duhet të shembet, sepse vlera e rikonstruksionit është më e lartë, sesa vlera e ndërtimit të ri.

Gazetarja: Ti nuk  mund të lejosh banorët, që të jetojnë aty!

Zv.Kryetari: Nuk i kam leju.

Gazetarja: Po pse po banojnë, pra? Banorët në pallat, pse po qëndrojnë aty, kur është për t’u shembur?

Zv. Kryetari: Banorët në atë pallat trajtohen me bonus qiraje.

Gazetarja: Nuk trajtohen me bonus qiraje.

Zv.Kryetari: Me aq sa kam kuptu unë, me aq sa më kanë shpjegu inxhinierët, pallati është pa strukturë, është strukturë tulle komplet, nga fillimi deri në fund. Edhe problemi, që kanë këta, është problemi i shtesës, se fakti që ka shtesë të re pallati dhe shtesa është më e qëndrushme, sesa ekzistuesja, se këta pallate kanë kaluar dhe tërmetin e ’79-ës. Ky është pallat me dëmtime në strukturë.

Gazetarja: Ne nuk e parashikojmë, që do ketë tërmet, a s’do ketë tërmet. Është ideja, që ai banor, ka investuar aty. Dhe askujt nuk i vjen mirë, që në qoftë se është pjesa tjetër e pallatit tjetër e dëmtuar, ky thotë të më prishet mua, ndërkohë që ai nuk po merr as bonus qiraje dhe në fund të fundit nuk e di as ku do jetojë nesër, pasnesër.

Zv.Kryetari: Në bazë të akteve normative, që kanë dalë ligjërisht, njerëzit trajtohen me shtëpi, jo me m2, që kanë pas. Njerëzit trajtohen me shtëpi në bazë të frymëve. Domethënë, sa anëtarë të familjes janë në një certifikatë.

Gazetarja: Edhe pse ata mund të kenë patur certifikatë për kaq m2?

Zv. Kryetari: Edhe pse mund ta kenë pas, se tashi këtu përfitimi ndahet në bazë të nevojës, që ke. Se ky është program emergjence, program strehimi.

Nga Bashkia Lezhë mundëm të marrim vlerësimin e aftësisë mbajtëse strukturore të ndërtesës ekzistuese, të pallatit të pilotave pra siç quhet ndryshe pallati me numrin 5. Në përfundim të kësaj aktekspertize nga instituti i ndërtimit thuhet se objekti përbën rrezik për jetën e banorëve, rekomandimi i Institutit të Ndërtimit është që ndërtesa të prishet pasi restaurimi dhe përforcimi nuk do të ishin të justifikuar nga ana ekonomike. Pra vlera e përforcimit dhe riparimit të pallatit numër 5 ka shkuar më shumë se 70 për qind të vlerës së pallatit dhe për këtë arsye duhet të shembet, edhe pse ne pamë që dëmtimet nuk ishin për shembje. /tvklan

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera