» LAJM I FUNDIT/ Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë, Gjykata e Durrësit jep vendimin për shtatë adoleshentët

LAJM I FUNDIT/ Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë, Gjykata e Durrësit jep vendimin për shtatë adoleshentët

Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për shtatë  adoleshentët që përdhunuan bashkëmoshataren e tyre në Kavajë.

Në vendimin që ka mundur të sigurojë “Panorama” thuhet se adoleshentët janë shpallur fajtor dhe dënimet me burg variojnë nga 3 vite deri në 10 vite.

Vendimi i plotë:

1.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M., për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 7 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 5 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin F. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 5 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. M. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. K. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. H. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. A. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.

Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të ruhet në një burg për të mitur.

Shpenzimet proceduriale ne hetimet paraprake ne shumen 148.000 leke dhe ato gjyqsore në masën 200 (dyqind) lekë ne ngarkim të shtetit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditësh në Gjykatën e Apelit Durrës duke filluar ky afat nga e nësërmja e shpalljes.

NGJARJA

Abuzimi seksual me 14- vjeçaren, nxënëse në shkollën “Rilindja”, në Kavajë, dyshohet se ka nisur që prej muajit nëntor. Disa nxënës të kësaj shkolle, por edhe dy gjimnazistë 17-vjeçarë, dyshohet se kanë përdhunuar në grup vajzën e mitur, duke i bërë shantazh përmes një videoje intime, raporton Panorama.

Dëshmitarët flasin për më shumë persona të përfshirë, megjithatë të paktën deri tani flitet për 8 persona, për të cilët është vendosur edhe masë arresti me burg nga Gjykata e Durrësit. Burimet thanë se e mitura dyshohet se ka qenë në një marrëdhënie intime me njërin prej djemve, ndërsa 7 të tjerët miqtë e ish-të dashurit të saj e kanë shantazhuar me një video intime, duke e kërcënuar se do ia publikonin në rrjetet sociale.

Në këtë formë ata e kanë detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale me ta në vazhdimësi, duke i bërë sërish presion që të mos e denonconte ngjarjen në Polici. Burimet thonë se me anë të shantazhit, që prej nëntorit deri në janar vajza është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me 8 adoleshentët në ditë të ndryshme.

Kanë qenë prindërit e vajzës që kanë zbuluar skandalin dhe kanë njoftuar Policinë e Kavajës. Megjithatë, në lidhje me ngjarjen, Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim, madje as pas arrestimit të 7 prej të dyshuarve. Burimet thanë se aktualisht vajza po merr trajtim psikologjik në shkollë, pas asaj që i ka ndodhur.

******

Shtatë adoleshentet të cilët janë akuzuar për përdhunimin në grup të një minoreneje nga Kavaja, janë dërguar sot para Gjykatës së Durrësit.

Gazetari i Panorama, Leonidha Musaj raporton se në momentin që adoleshentët janë dërguar para togave të zeza nga policia, nëna e njërit prej të rinjve ka pësuar gjendje të fikëti.

Para Gjykatës janë paraqitur dhjetar familjarë të të rinjve, të cilët abuzuan seksualisht me minorenen. Kjo e fundit ishte nxënëse e shkollës 9 vjeçare “Rilindja” në Kavajë.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera