» Sekuestrohet drogë me vlerë mbi 300 mijë euro, në pranga 23 persona mes tyre edhe shqiptarë. Ja si nisën hetimet që shkatërruan grupin kriminal

Sekuestrohet drogë me vlerë mbi 300 mijë euro, në pranga 23 persona mes tyre edhe shqiptarë. Ja si nisën hetimet që shkatërruan grupin kriminal

Karabinierët e Frosinone, në Itali si rezultat i zhvillimit të një operacioni për trafikun e drogës, zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme kanë vënë në pranga 23 persona.

Si nisën hetimet

Raportohet se hetimet në lidhje me shkatërrimin e këtij grupi nisën si rezultat i disa ankesave që u  bënë për një sipërmarrës vendas. Sipërmarrësi është një ndër personat, mbi të cilin është ekzekutuar masa e ndalimit. Kështu nisën hetimet, që lejuan nxjerrjen në dritë të një grupi që merrej me trafikimin e drogës, përgjithësisht me hashash dhe marihuanë, por edhe kokainë.

Mësohet se në grupin e personave të arrestuar krahas italianeve ka edhe disa shtetas shqiptarë.

Sekuestrimi

Droga, plot 25 kilogramë ishte paketuar në doza të vogla për t’iu shitur përdoruesve të shumtë, ndërsa vlera e saj nëse dilte në treg llogaritet mbi 300 mijë euro.

Gjatë hetimit, 7 persona janë arrestuar tashmë si të dyshuar kryesorë për trafikimin e drogës, 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 10 kontraktorë janë drejtuar në autoritetin administrativ. Gjithashtu janë konfiskuar 15 mijë euro para cash.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera