» Papafingoja e një vile 4-katëshe ‘pushtohet’ nga flakët, detajet e para

Papafingoja e një vile 4-katëshe ‘pushtohet’ nga flakët, detajet e para

Papafingoja e një vile katërkatëshe është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në rrugën “Skënder Luarasi”, në Tiranë.

Referuar informacionit paraprak të policisë mësohet se fatmirësisht nuk ka asnjë banor të lënduar, pasi është bërë evakuimi në kohë i tyre.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit./foto ilustruese

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera