» Aksident në Prrenjas, ”Volkswagen-i” del nga rruga, humb jetën shoferi nga Korça

Aksident në Prrenjas, ”Volkswagen-i” del nga rruga, humb jetën shoferi nga Korça

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Dritan të Prrenjasit. Një 34- vjeçar nga Korça teksa po drejtonte një automjet ”Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën.

Ai dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit në rrugën rurale të fshatit ndërkohë grupi hetimor po vijon me punën për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Librazhd/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera