» Vajza e abuzuar: Abazi me ka treguar se kam dashur të kap nusen e djalit

Vajza e abuzuar: Abazi me ka treguar se kam dashur të kap nusen e djalit

Detaje të tjera tronditëse dalin nga rrëfimi i 15-vjeçares së abuzuar nga Abaz Dogu në Paskuqan.

Sipas saj 65-vjeçari ka dashur të kryejë marrëdhënie me bashkëshorten e djalit të tij por nuk ka mundur ta arrijë këtë gjë.

Në dosjen hetimore, vajza ka thënë para oficeres së policisë gjyqësore se Abazi i ka treguar se ka ashur të kapë nusen e djalit

 “Në lidhje me bashkëshorten e shtetasit Abaz, vajza tregon se ajo e ka pyetur nëse Abazi ka marrë ndonjë gocë, ndërsa Abazi me ka treguar se kam dashur të kap nusen e djalit por nuk kam mundur”, ka rrëfyer vajza.

Gjykata e Tiranës sot vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 65-vjeçarin Abaz Dogu dhe 3 personat e tjerë të cilët kanë abuzuar seksualisht me minorenen.

Sipas hetimeve rezulton se abuzimi vijonte për një periudhë 1 vjeçare dhe vajza është shantazhuar me video të momenteve të abuzimit. Ajo ka dëshmuar gjithashtu se edhe dy shoqe të saj minorene janë abuzuar nga 65-vjeçari. /Opinion.al

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera