» Gjekmarkaj kundër qëndrimit të ambasadorëve

Gjekmarkaj kundër qëndrimit të ambasadorëve

Nga Agron Gjekmarkaj

Ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë thirrje që palët të heqin dorë nga kërkesat e tyre përtej rekomandimeve të OSBE/OHDIR nëse nuk bien dakord, për analistin Agron Gjekmarkaj opozita e ka jetike të shkojë përtej këtyre rekomandimeve në propozimet e saj për reformën zgjedhore.

Sipas analistit, me veprimet e saj “qeveria po kërkon t’i fitojë zgjedhjet në tavolinë”, ndërsa opozita është e vetmja ajo që jep garanci.

“Unë mendoj që në situatën ku jemi dhe pikën në të cilën ka mbërritur besimi, edhe nëse do kërkonte qiqra në hell opozita, qeveria duhet të kishte nxjerr në ekran qiqrat dhe hellin. Unë besoj që edhe fëmijët kur lindin në Shqipëri qajnë o majtas o djathtas, pra lindin të politizuar. Në këtë aspekt mund të them që ne nuk kemi një administratë të depolitizuar.

U pa qartë 30 qershor… Kur opozita nuk mori pjesë në zgjedhje, komisionerët e saj nuk u lejuan. Tentuan të fusnin administratë civile dhe pamë si degjeneroi…nuk u lejuan komisionerët të ishin si dëshmitarë në proces. Çështja është a është një ligj që opozita kërkon, unë mendoj që qeveria po kërkon në një farë mënyre që t’i fitojë zgjedhjet në tavolinë. Sepse 16 mijë komisionerë, administratë civile në një kohë që ne e dimë që administrata në Shqipëri është krejtësisht politike. Ne nuk biem dakord për një Prokuror të Përgjithshëm, për një kryetar institucioni, imagjino për 16 mijë veta.

Në këtë kontekst opozita e ka jetike ta ketë përfaqësimin e vet përtej rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Në qoftë se marrim OSBE-ODIHR si referencë, një ndër gjërat që ka thënë është të hetohet dhe shitblerja e votës. Kjo nuk ka ndodhur. Opozitës i mbetet që të ruajë frika vreshtin, ta ruajë me të vetin”, u shpreh Gjekmarkaj ndërsa deklaroi me bindje se mund të realizohen të dyja, si qasja biometrike edhe mund të gjendja e formulës për një përfaqësim politik për ruajtjen e votës.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera