» Ngërçi për ‘Zgjedhoren’/ Gjiknuri, Hajdari, Bylykbashi dhe Vasili takim të dytë në rezidencën e Yuri Kim

Ngërçi për ‘Zgjedhoren’/ Gjiknuri, Hajdari, Bylykbashi dhe Vasili takim të dytë në rezidencën e Yuri Kim

Anëtarët e Këshillit Politik Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të zhvillojnë sërish takim me ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

Takimi i dytë brenda ditës me në fokus ngërçin për Zgjedhoren do të zhvillohet në rezidencën  e ambasadores. Ambasadorja e SHBA vihet në lëvizje pasi më datë 31 maj, që ishte dhe afati fundit, nuk u arrit një marrëveshje mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Të dielën ishte afati i fundit i vendosur për finalizimin e Reformës Zgjedhore, por pas një mbledhjeje disa orëshe në Këshillin Politik palët nuk arritën në marrëveshje, duke mos rënë dakord për të paktën 2 pika, atë të identifikimit biometrik dhe reformimit të administratës zgjedhore.

Në takimin e sotmëm ndodhet edhe ambasadori i BE Luigi Soreca, ambasadori i Britanisë Duncan Norman dhe përfaqësuesi i OSBE.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera