» Caktohet orari pas deklaratës së tre ambasadorëve/ Ja kur mblidhet nesër Këshilli Politik

Caktohet orari pas deklaratës së tre ambasadorëve/ Ja kur mblidhet nesër Këshilli Politik

Pas konferencës për shtyp të tre ambasadorëve, asaj amerikane dhe atyre të BE dhe Britanisë së Madhe, është mësuar edhe orari se kur do të mblidhet nesër Këshilli Politik.

Sipas asaj që mëson Syri.net, takimi i Damian Gjiknurit, Oerd Bylykbashit, Petrit Vasilit dhe Rudina Hajdarit nis nesër në ora 11:00, në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.

Pak më herët, të tre ambasadorët u kërkuan palëve politike të arrijnë konsensusin sa më shpejt pasi reforma zgjedhore është një prej kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ndërsa Yuri Kim, në të njëjtën linjë me kolegun britanik, u shpreh se: “Duhet të japin që Shqipëria të fitojë. Është një votë për Shqipërinë në Europë. BE ka vendosur një sërë kushtesh për vazhdimin e negociatave. Mes tyre është reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Qëllimi ynë sot dhe nesër është që Shqipëria të përmbushë të gjitha rekomandimet që të jetë anëtare me të drejta të plota në BE”. /A.R, Syri.net

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera