» “Jo vaksinës me detyrim”, dhjetëra qytetarë i thonë STOP tentativës për pakësimin e popullsisë

“Jo vaksinës me detyrim”, dhjetëra qytetarë i thonë STOP tentativës për pakësimin e popullsisë

Qytetarët u mblodhën në një protestë ditën e sotme kundër vaksinës anti-Covid dhe masave të izolimit ndaj koronavirusit. Nismëtari i kësaj proteste, Alfred Cako, tregoi për “Shekulli”-n se vaksina kundër koronavirusit do të bëhet me qëllim nga qeveria për të pakësuar popullsinë dhe kontrolluar pjesën tjetër që do të mbetet. Ai shpjegon se çfarë efekti negativ do të ketë vaksina tek moshat e ndryshme dhe si do të vijohet me protestat.

Lorena Resulaj

Një grup qytetarësh u mblodhën në një protestë paqësore ditën e sotme kundër vaksinës anti-Covid, vetë virusit dhe masave të marra nga qeveria. Protesta ishte thirrur në rrjete sociale nga Alfred Cako, sipas teorive të të cilit vaksina anti-Covid bëhet me qëllim për të pakësuar popullsinë.

Në nisje të protestës ai u shpreh se pandemia është një mashtrim, i stisur nga Vëllazëria e Zezë, të cilës sipas tij i shërben Edi Rama. Cako tha se shifrat e të vdekurve dhe të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën dhe në Shqipëri nuk janë të vërteta. Tubimi paqësor nisi nga Parku Rinia e vazhdoi drejt sheshit Nënë Tereza.

Vaksina anti-Covid

Në një intervistë për “Shekulli”-n, nismëtari i protestës, Alfred Cako tha se ai nuk flet për teori konspirative, sepse mbështetet në fakte shkencore për gjithçka. Ai u shpreh se përmes vaksinës kundër koronavirusit, qeveria do tentojë të pakësojë popullsinë dhe të kontrollojë atë pjesë që do të ngelet.

Teoritë tona mbështeten në fakte shkencore. Mjafton të përmendim që në vitin 1984 në Amerikë ka pasur 10 vaksina dhe 1 në 10 mijë veta kanë qenë autik. Në 2008 ka pasur 35 vaksina dhe ka pasur 1 autik në 450 veta. Në 2018-tën kishte 68 vaksina dhe 1 në 24 ishin autik. Autikët tentohet që të dëmtohen se janë një shtresë që nuk riprodhohen dot. Aq përqind sa janë, aq përqind pakësohet popullsia dhe ky është përfitimi që kanë ata që shpikin viruset, që në mënyra të ndryshme të pakësohet njerëzimi.

Në vaksinë futen indet e fëmijëve të abortuar më të vegjël se tre muaj dhe indet duke u shumuar me shpejtësi i prishin ADN-në të moshuarve dhe rrjedhën normale të jetës duke i shkaktuar vdekje të parakohshme. Edhe mosha e mesme 30-60 vjeç do kenë dëmtime në shëndet nga vaksina, kurse të rinjve mund t’ju shkaktohen sëmundje të ndryshme, si hepatit, alzheimer, diabet, paaftësi për të lindur, kështu që njerëzimi shkon gjithmonë duke u degraduar. 

Kjo vaksinë do të jetë e para e tipit ARN. Ato do të jenë vaksina inteligjente me nanothërrmija dhe përmes antenave 5G ata do të kontrollojnë trupat tanë”, tha Cako për “Shekulli”-n.

Ai shtoi se koronavirusi është thjesht një e ftohur dhe është absurditet që të bësh një vaksinë për t’u mbrojtur prej tij, sepse nuk krijon imunitet prej saj.

E ardhmja e protestave

I pyetur se si do të vazhdojnë protestat, Cako tha se çdo gjë do të varet nga vendimet që do të marrë kryeministri Edi Rama. Nëse ai është i vendosur për ta bërë vaksinën anti-Covid me detyrim, protestat do të përshkallëzojnë.

Do të vazhdojmë sipas hapave që hedh kryeministri. Nëse nesër ai thotë nuk do të ketë vaksinë, nuk do të ketë izolim, nuk do të ketë karantinë të re ne do të shpërndahemi. Nëse ai do të vazhdojë me të njëjtën ide, atëherë ne do të kemi 2 duar për 1 kokë. Nëse ata duan të na vrasin edhe ne do t’ju përgjigjemi me të gjitha mjetet dhe mënyrat për të mos e kaluar me ligj bërjen e vaksinës me detyrim. Ata mund ta lënë me dëshirë vaksinën, por jo ta bëjnë me detyrim”, tha Alfred Cako.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera