» Klop: Titullin do ta festojmë pa tifozët, ata janë më të mirët dhe do qëndrojnë në shtëpi

Klop: Titullin do ta festojmë pa tifozët, ata janë më të mirët dhe do qëndrojnë në shtëpi

Pas 30 vitesh, Liverpuli po bëhet gati që të fitojë titullin kampion në Angli, por pritet që të jetë një festë e veçantë, e limituar, për shkak të pandemisë së Covid-19. Kjo nuk paraqet asnjë problem për Jurgen Klopin.

“Herët a vonë do vijë koha kur do të kemi kohën, mundësinë dhe lejen për të festuar me tifozët tanë dhe atëherë do ta bëjmë. Ky ëstë Liverpuli dhe ka qenë gjithnjë një klub special dhe do të jetë edhe në respektimin e pandemisë”.

“Do ta festojmë fitoren në Premier League pa tifozët në stadium. Ata duhet të tregojnë dhe njëherë se janë më të mirët në botë dhe të qëndrojnë në shtëpi. Jam i sigurt se do ta bëjnë sepse janë me ne. Ne do t’ua shpërblejmë duke luajtur futbollin më të mirë të mundshëm”.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera