» Shembje në një minierë në Kosovë, raportohet për dy të vdekur. Reagon Presidenti Thaçi

Shembje në një minierë në Kosovë, raportohet për dy të vdekur. Reagon Presidenti Thaçi

Zyrtarë të Minierës së Artanës, rreth 40 kilometra në lindje të Prishtinës, thanë se dy veta kanë humbur jetën si pasojë e një shembjeje brenda saj.

“Kemi një aksident brenda në minierë, kemi një shembje të një blloku në horizontin e pestë dhe fatkeqësisht kemi dy viktima”, i tha Zërit të Amerikës, drejtori i minierës së Artanës, Selim Frangu.

Zoti Frangu tha se ekipet e kërkim shpëtimit po vlerësojnë gjendjen para se të nxirren viktimat nga vendi i aksidentit.

“21 punëtorë kanë qenë në minierë, të gjithë janë jashtë përveç atyre dy viktimave. Njëri prej viktimave është inxhinier ndërsa tjetri xehetar”, tha ai.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, tha se “ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetet sociale u shpreh “thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre. Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës!”, shkroi ai.

thaci minatoret

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh “i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së dy minatorëve në Artanë, si shkak i shembjes së dheut në minierë. Iu bëj thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa në sigurinë̈ e minatorëve dhe mbrojtjen në punë”, shkroi ai./VOA

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera