» Xheni Karaj dhe e dashura e saj gati për tu bërë me fëmijë, dhuruesi i spermës do jetë Kristi Pinderi. Kush do e mbajë bebin?

Xheni Karaj dhe e dashura e saj gati për tu bërë me fëmijë, dhuruesi i spermës do jetë Kristi Pinderi. Kush do e mbajë bebin?

Pak ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Panoramaplus, Xheni Karaj dhe e dashura e saj Livia rrëfyen dëshirën e tyre për tu bërë me fëmijë.

Dhe duket se çifti i lesbikeve kanë gjetur dhuruesin e spermës që do i bëjë të mundur ngeljen shtatzënë nëpërmjet insenimit artificial.

Ndërsa ende nuk kanë përcaktuar se cila prej tyre dyjave do të mbetet shtatzënë.

“Ka mënyra të ndryshme për të sjellë në jetë fëmijën. Nuk është ide e keqe edhe adoptimi sepse ka shumë fëmijë që kanë nevojë për familje dhe dashuri. Ne faktikisht dëshirën e kemi ta bëjë ose unë ose Livia ose të dyja me inseminim artificial,”– tha Xheni.

Ajo shtoi se një nga personat që është kandidat për të dhuruar spermën është Kristi Pinderi.

“Kemi shumë miq të afër që mund të jenë donatorë. Kristi është një nga personat që mund të jetë kandidat e kemi menduar si opsion,”- u shpreh Xheni në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

Ndërsa theksoi se në të ardhmen shpreson që legjislacioni të përmirësohet në mënyrë që fëmija të ketë dy nëna dhe jo vetëm atë që e sjell në jetë.

“Po, mund të bëjë. E mira do jetë që në të ardhmen që dhe ky legjislacion të përmirësohet të lejojë që çiftet e komunitetit të kenë mundësi ta kenë fëmijën si çift jo si nënë single. Kur të bëjmë një fëmijë nuk do rezultojë e të dyjave, do rezultojë si fëmija e nënës që do e lindë,”- përfundoi Xheni.

  

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera