» Ndërkallje e “360gradë” – Video skandaloze e Ardi Veliut e bllofi me nënën e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia

Ndërkallje e “360gradë” – Video skandaloze e Ardi Veliut e bllofi me nënën e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia

Futja e shqiptarëve për më shumë se dy muaj në izolim total, u udhehoq nga FB i kryeministrit, ku cdo mbremje leshon si fermane rregullat dhe direktivat si duhet te silleshin qytetaret, të cilat policia nxitonte t’i zbatonte. Kush thyente orarin e karantinës së paku ndëshkohej me gjobë, e jo rrallë deri në arrestime shoqëruar me dhunë fizike. Jo te pakta ishin videot qe tregonin policë duke shoqeruar me force qytetare qe kishin dale per ne farmaci apo per te ecur jashte fashes orare te mbremjes.

Ne mes te muajit maj, një video u shpërnda me shpejtesi në rrjetet sociale, ku 4 policë u shfaqën me një dhunë të pashembullt ndaj një 15 vjecari, I cili po bënte xhiro më bicikletë ne kodrat e Liqenit Artificial. Video u bë shpejt virale duke ngjallur reagim në opinionin publik. Për këtë rast reagoi edhe institucioni i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëvë në Shqipëri.

Por pa kaluar shumë ditë, për të mbrojtur veprimin e vartësve të tij, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu, gjatë raportimit në komisionin e sigurisë ne Kuvend, shokoi gjithë opinionin me një veprim të paprecedentë. Në përpjekje për të justifikuar dhunën e uniformave blu ndaj të miturit, kreu i policisë së Shtetit nxori para Komisionit një video të Zaida Çobos nënës së 15-vjeçarit, për t’u provuar deputetëve se bëhej fjalë për një familje jo normale.

Me këtë përpjekje, kreu i Policisë së Shtetit u bë autori i një skandali që nuk ka ndodhur kurrë më parë në kupolën e policisë. Sinkron Ardi Veliu  Reagimet ishin të shumta duke shkuar deri në kërkesën për dorëheqje te tij. Ndërsa nëna e 15 vjecarit, ka qartësuar gjithcka rreth videos ku ajo shfaqej. Zaida Cobo, ëshë shprehur se pamjet e publikuara nga drejtori I policisë, ishin pjesë të një skene filmi dhe se do të kallëzonte penalisht kreun e policisë për cënim të imazhit.

Kreu I Policisë së Shtetit Ardi Veliu, është justifikuar se nuk ka qenë ai konteksi i deklaratës së tij, duke e kaluar lehtë këtë skandal. Ndërsa për mashtrimin e Parlamentit me videon në fjalë, nuk ka dhënë asnjë sqarim së paku një ndjesë publike. Ne tentative per te justifikuar dhunen e policise ndaj te miturit drejtori i pergjithshem i policise se shtetit na riktheu pas 30 vitesh, biografine familjare si percaktues te identitetit te individit

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera