» “Të gjithë po tregojnë dashuri”, djali i afro-amerikanit, George Floyed i bashkohet demonstratave. Ja çfarë i kërkoi protestuesve

“Të gjithë po tregojnë dashuri”, djali i afro-amerikanit, George Floyed i bashkohet demonstratave. Ja çfarë i kërkoi protestuesve

Quincy Mason Floyd, një nga djemtë e George Floyd,  afro-amerikanit që humbi jetën pasi nuk po merrte dor frymë, ndërsa një polic i kishte vënë gjurin në fyt, mori pjesë në një protestë në Bryan, Texas ditën e djeshme.

CNN shkruan se ai kishte qenë shumë i ri kur e kishte parë për herë të fundit babanë e tij.

Të gjithë po vijnë dhe po tregojnë dashuri”, tha djali i tij, duke vijuar: “Zemra ime eshte prekur vërtet nga e gjithë kjo.”

Ai dhe motra e tij, Connie Mason, vlerësuan protestat paqësore në Bryan dhe u kërkuan protestuesve në të gjithë vendin që të shmangin dhunën.

Protestat e tjera në të gjithë Texasin ishin më pak të qeta. Në Dallas, 76 persona u arrestuan gjatë protestave të dielën, tha Departamenti i Policisë Dallas.

Rreth 45 deri në 60 persona të tjerë do të arrestohen, tha policia.

Ish oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, i cili u filmua duke vendosur gjurin në qafën e George Floyd duke i marrë frymën deri në vdekje, është planifikuar të paraqitet në gjykatë për një seancë të hënën.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera