» Koronavirusi/ Lajm i mirë nga Spanja, për herë të parë që nga marsi nuk është shënuar asnjë viktimë

Koronavirusi/ Lajm i mirë nga Spanja, për herë të parë që nga marsi nuk është shënuar asnjë viktimë

Për herë të parë që nga muaji mars, Spanja nuk ka regjistruar asnjë viktimë.

Mediat vendase raportojnë se Spanja nuk ka regjistruar asnjë të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Shefi i përgjigjes për shëndetin e urgjencës, Fernando Simón tha se ky fakt ishte shumë, shumë inkurajues.

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme Simon tha se sot kishin rezultuar pozitivë vetëm 71 raste të reja me COVID-19.

Numri zyrtar i personave që kanë humbur betejën me koronavirusin që nga fillimi i pandemisë është 27,127, ndërsa numri i rasteve të infeksionit 240,000.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera