» Barcelona do luajë ndaj Majorkës dhe në Argjentinë të gjithë i kanë sytë te “Mesi i ri”!

Barcelona do luajë ndaj Majorkës dhe në Argjentinë të gjithë i kanë sytë te “Mesi i ri”!

Në Argjentinë ka pritshmëri të madhe për ndeshjen mes Majorkës dhe Barcelonës, që do të luhet të shtunën në orën 22:00. Përse vallë ky interes? Kjo sepse 13 qershori mund të jetë një ditë historike për kalimin e trashëgimisë nga një brez i vjetër tek ai i riu, në veçanti mes Lionel Mesit dhe Luka Romeros, që në vendin e tangos e cilësojnë si “Mesin e ri”

Romero ka lindur në Meksikë dhe babai i tij është argjentinas, ndaj ka vendosur që të zgjedhë kombëtaren “Albiceleste”, pavarësisht presionit të madh të Meksikës, por edhe të Spanjës. 16 vjeç u grumbulla nga ekipi i parë për fazën e stërvitjeve të parashikuara nga protokolli dhe ka nga ata që vënë bast se trajneri Moreno do ta hedhë yllin e ri në fushë për disa minuta kundër idhullit të tij.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera