» Parashikimi i Bankës Botërore për ekonominë shqiptare, Ahmetaj: Paralajmërim se varfëria mund arrinte si në 2012-ën. Jemi të përgatitur!

Parashikimi i Bankës Botërore për ekonominë shqiptare, Ahmetaj: Paralajmërim se varfëria mund arrinte si në 2012-ën. Jemi të përgatitur!

Pas parashikimit të zymtë të ekonomisë shqiptare nga ana e Bankës Botërore, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, vjen një reagim nga ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahmetaj.

Në një dalje publike për mediat, Ahmetaj komentoi raportin e Bankës Botërore për impaktin e mundshëm ekonomik e social nga pandemia. Sipas Ahmetajt, ky raport ishte një paralajmërim për vende si Shqipëria, se mund të përballen dhe me skenarë të vështirë ekonomikë, si ajo e vitit 2012.

“Së fundmi Banka Botërore ka deklaruar dhe ka prezantuar një sërë raportesh sektoriale, sa i takon dëmit që ka shkaktuar COVID-19. Është fokusuar kryesisht tek dëmet, goditjet ekonominë në sektorë, por dhe në thellimin e mundshëm të varfërisë në rajon. Përpara se të kalojnë te shifrat konkret, ky raport nuk është raport i situatës aktuale, por një fotografim i dëmeve të mundshme momentale nga COVID-19. Çdo aktor politik, apo i çdo fushe tjetër që e trajton ndryshe, ose është joprofesional, ose i qëllimtë për të dezinformuar. Këtë le ta marrë me vete. Raporti thotë se punësimi në Ballkanin Perëndimor arriti rritje të numrit të punësimit. Në këtë raport thuhet se punësimi në Ballkanin Perëndimor arriti në nivel histori, në 45.6% për grupmoshat 15 vjeç e sipër. Çfarë tha për Shqipërinë raporti? Shqipëria ka rritur pagën minimale. E kanë rritur pagën mesatare me 12 % dhe renditet është ngritur me 18 % rritje. Shkalla e papunësisë ka rënë në nivele të ulëta rekord ne Ballkanin Perëndimor, ku ne vendin tone u ul per 11.5%. Për çfarë paralajmëron Banka Botërore?! E theksoj, paralajmërim! Jepet paralajmërim për të marrë masat e duhura për reforma, për të parandaluar rizhytjen në varfëri si ajo e 2012-ës. BB thotë në simulimet e saj se shkalla e varfërisë në Shqipëri për mund të rritet me 4 deri ne 8 %. Skenari me i keq, mund te shkonte tek 40%. Banka Boterore thote; ‘Varfëria do të mund të arrinte në nivelin e 2012-ën, ku është lugina më e thellë e varfërisë’. Diferenca midis 2012-ës dhe dites se sotme, është se ne ate kohe nuk kishte krizë, por keqmaneaxhim të situatës nga ajo qeveri që e shtynë vendin drejt krizës dhe varferise historike. Ne jemi të alertuar, të përgatitur dhe shumë shpejt do të prezantojmë planin tonë të ringritjes. Ne kemi dy goditje të rënda në ekonomi. Goditje nga tërmeti, dhe goditja globale.”, tha Ahmetaj.
(BalkanWeb)

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera