» Dashuria, puna e financat, çfarë thonë yjet për 12 shenjat e horoskopit për muajin maj

Dashuria, puna e financat, çfarë thonë yjet për 12 shenjat e horoskopit për muajin maj

DASHI

Qershori ka dy eklipse të cilat do të luajnë rol definitiv në zgjarjet e jetës tuaj personale. E para është Eklipsi Hënor në boshtin e Binjakëve-Shigjetari dhe realizohet në 5/6 duke treguar se mund të ekzistojnë zbulime të veprimeve të fshehta të periudhës së kaluar. Përqendrohuni në jetën tuaj personale dhe mos veproni fshehurazi, pasi ka shumë mundësi të ekspozoheni. Në 19 Qershor Merkuri fillon rrugëtimin e kundërt të tij në shenjën e Gaforres duke treguar se gjysmën e dytë të Qershorit do t’ju shqetësojnë vecanërisht tema që lidhen me shtëpinë tuaj. Në 21/6, eklipsi i dytë për këtë muaj, është Dielli dhe realizohet në gradën zero të Gaforres. Ky eklips nuk përjashtohet të na shtyhe në vendime që lidhen me boshtin karrierë- familje. Një shok apo pjesëmarrja juaj në një grup, ka mundësi të luajë një rol në të mësipërmet. Në 28/6, Marsi kalon në shenjën tuaj- në të cilen do të qëndrojë për një periudhë të gjatë pasi në vjeshtë do të kthehet dhe në vijë të kundërt- duke treguar se situatat do t’ju shtyjnë të veproni.

Dashuria: Eklipsi që do të realizohet në 5/6 ka shumë mundësi të krijojë një dashuri të re me një person që tashmë e njihni. Por është gjithashtu po aq e mundshme të sjellë zbulime në lidhje me jetën tuaj personale. Kini kujdes me kë e ndani lajmin, dhe nëse tashmë jeni në një lidhje, përpiquni të përqendroheni në të dhe vetëm atë. Nga 19/6, kur Mërkuri të fillojë rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres dhe ju të qëndroni me partnerin tuaj, nuk përjashtohet mundësia që të rishikoni disa gjëra që lidhen me shtëpinë tuaj. Afërdita, e cila ka qenë në një rrugëtim të kundërt për ca kohë, kthehet në rrugën e drejtë në 25/6 në shenjën e Binjakëve, duke treguar se në fund të muajit do të filloni t’i shihni gjërat më me qetësi dhe objektivitet. Kjo do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura dhe të merrni vendimet e duhura pavarësisht nëse jeni beqarë apo tashmë në një lidhje.

Puna dhe Ekonomia: Qershori është një muaj në të cilin do të ketë orientime të disa planeteve që tregojnë se do të ftoheni të përballeni dhe të zgjidhni çështjet e së kaluarës. Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit në shenjën e Gaforres në 19/6 por edhe eklipsin diellor që do të zhvillohet në Gaforre në 21/6, mund të krijojë një situatë të çuditshme midis jush dhe njerëzve që rrethoheni në një nivel profesional. Nëse puna juaj është e lidhur me një grup njerëzish, disa pengesa ose keqkuptime mund të lindin mes jush. Këto ka shumë mundësi të lidhen me fakte dhe ankesa që i kanë rrënjët në të kaluarën. Me këtë rast, do të jetë një mundësi e mirë për të rivlerësuar disa marrëdhënie profesionale dhe të vendosni për vazhdimësinë e tyre.

DEMI

Qershori është një muaj gjatë së cilit do të shqetësoheni më shumë me çështjet që lidhen me sugurinë, pavarësisht nëse është financiare apo praktike apo romantike. Eklipsi që do të zhvillohet në boshtin Binjakët-Shigjetari në 5/6 tregon se diskutimet me disa njerëz në mjedisin tuaj miqësor mund të jenë shkaku që do të ngjall pasiguri. Për shkak se do të keni tendencën të shpërqendroheni lehtësisht nga mendimi i njerëzve përreth jush këtë muaj, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me kë zgjidhni të shoqëroheni. Më 19/6, Merkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres dhe kjo tregon se në dhjetë ditët e fundit të muajit, duhet të jeni të kujdesshëm në mënyrë që të mos ketë keqkuptime midis jush dhe njerëzve përreth jush. Në 21 qershor, eklipsi i dytë për këtë muaj (Dielli) zhvillohet në shenjën e Gaforres, i cili do të tregojë qartë se cilat marrëdhënie duhet të përmirësohen dhe cilat nga çështjet e tyre të zgjidhen. Më 28/6, hyrja e Marsit në shenjën e Dashit tregon se fillon një periudhë që do të ketë një prapavijë të fortë.

Dashuria Këtë muaj ju duhet të jeni të kujdesshëm pasi nevoja juaj për t’u ndjerë emocionalisht të sigurt mund t’ju çojë në zgjedhje impulsive vetëm për ta mbuluar atë siguri, por këto nuk do të kenë rezultatet që dëshironi. Rrugëtimi i kundërt i Afërditës në shenjën e Binjakëve tregon se deri në fund të muajit mund të jeni midis të tashmes dhe të kaluarës në fushën romantike. Më 25/6, ku ai të kthehet në vijë të drejtë, ka shumë mundësi të sqaroni c’farë është ajo që po kërkoni nga një partner. Nëse tashmë jeni në një lidhje, preferoni bisedat e qarta mes jush dhe mos veproni fshehurazi, megjithëse me hyrjen e Marsit në shenjën e Dashit në 28/6, kjo do të jetë e lehtë për ju.

Puna dhe Ekonomia  Rrugëtimi i kundërt i Mërkurit në shenjën e Gaforres nga 19/6 tregon gabime në komunikim dhe keqkuptime me njerëzit që janë në mjedisin tuaj profesional. Në fund të muajit, kthimi i Afërditës në drejtimin e drejtë në shenjën e Binjakëve pritet të stabilizojë situatën në sektorin ekonomik. Kjo do t’ju ndihmojë të merrni një pamje të qartë të të ardhurave dhe detyrimeve tuaja, në mënyrë që të mund të planifikoni planin e duhur financiar.

BINJAKËT

Qershori fillon vecanërisht fuqishëm për ju pasi eklipsi hënor që zhvillohet në boshtin tuaj (Binjakët-Shigjetari) në 5/6 tregon “gjallëri”. Këndi negativ që do të formohet me Marsin, e cila është në shenjën e Peshqve, mund të krijojë tension në çështjet profesionale, si dhe çështje që lidhen me marrëdhëniet tuaja ndërpersonale. Të paktën gjatë gjysmës së parë të muajit, duhet të jeni të kujdesshëm, të shmangni vendimet impulsive dhe të sqaroni situatat e kaluara, në mënyrë që të mos ju shfaqjen vazhdimisht përpara jush. Më 19/6, Mërkuri fillon rruëgtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres, duke sjellë në sipërfaqje çështjet financiare, të cilat mundësisht ju bëjnë të ndryshoni planin tuaj për to. Më 25/6, Afërdita kthehet në rrugën e drejtë në shenjën tuaj të zodiakut dhe kjo është diçka që do t’i japë “frymë” jetës romantike dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore. Më 21/6, eklipsi diellor në shenjën e Gaforres do t’i bëjë çështjet e lidhura me sigurinë, një përparësi. Më 28/6, hyrja në Mars në shenjën e Dashit ju siguron më shumë energji, e cila do të jetë e dobishme për detyrimet tuaja profesionale dhe personale!

Dashuria Qershori duket se është një muaj i çuditshëm dhe konfuz për sa i përket çështjeve tuaja të dashurisë, pasi rrugëtimi i kundërt i Afërditës deri në 25/6 dhe fillimi i rugës së kundërt të Mërkurit në 19/6 sjellin keqkuptime, hamendësime dhe kthime në çështje e së kaluarës. Këto nuk do të ndihmojnë për të krijuar një pamje të qartë, kështu që duhet të tregoheni dyfish të kujdesshëm përpara se të bëni ndonjë lëvizje në fushën romantike. Në dhjetë ditët e para të muajit, nën ndikimin e eklipsit hënor, ka mundësi që do të duhet të bëni një sqarim në lidhje me personat që i përkasin dosjes “kandidatët për partnerë”. Nëse tashmë jeni në një lidhje dhe ka pasur gjëra që ju ngatërruan në periudhën e mëparshme, pas 25/6 që Afërdita do të kthehet në rrugën e drejtë në shenjën tuaj të zodiakut, fillon një kohë më e dobishme dhe e qartë për marrëdhëniet tuaja romantike.

Puna dhe Ekonomia Këtë muaj, ka mundësi të krijoni ngjarje që do t’ju bëjnë të shikoni një marrëdhënie biznesi ose një bashkëpunim me një sy tjetër. Eklipsi hënor që do të ndodhë në boshtin tuaj në 5/6, do të shënojë fillimin e ndryshimeve që lidhen me njerëzit që takoni në një nivel profesional. Ka shumë mundësi që të ketë disa konflikte në punë, me të cilat do të duhet të merreni me durim, pasi nervozizmi do të jetë një këshilltar i keq. Në dhjetë ditët e fundit të muajit duhet të jeni më të kujdesshëm kur komunikoni, pasi ka shumë mundësi të krijohen keqkuptime. Mundohuni të përqendroheni vetëm në punë dhe bisedat absolutisht të nevojshme!

GAFORRJA

Qershori është një muaj i cili do të fillojë me një eklips hënor në boshtin Binjakët-Shigjetarë dhe do të vazhdojë me një eklips diellor në 21/6 në shenjën tuaj të zodiakut. Eklipsi hënor që do të zhvillohet në 5/6 do të sjellë në sipërfaqe lodhjen e akumuluar, e cila nga ana tjetër mund të krijojë nerva dhe reagime të pakontrollueshme nga ana juaj. Mundohuni sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur këtë skenar, pasi nuk do të jetë e lehtë të menaxhoni tensionet shtesë. Më 19/6, Mërkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën tuaj të zodiakut, duke treguar sesi në dhjetë ditët e fundit të muajit do të ftoheni të menaxhoni situata nga e kaluara, në një nivel personal ose profesional. Më 21/6, eklipsi diellor që ndodh në shenjën tuaj të zodiakut, tregon se ka mundësi që cikli i disa marrëdhënieve, personale ose profesionale, që kanë ngecur për një kohë të gjatë, të mbyllet. Në të njëjtën kohë, do të krijohet hapësirë ​​për personat e rinj që do të vijnë. Lajmi i këndshëm i muajit është që në 25/6 Afërdita kthehet në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë me prapaskena të shumta. Më 28/6, hyrja e Marsit në shenjën e Dashit tregon se vera për ju do të jetë e nxehtë, për sa i përket biznesit.

Dashuria Eklipsi Hënor që do të ndodhë në 5/6 mund të sjellë në sipërfaqje disa veprime të fshehta që keni bërë në të kaluarën në çështje emocionale dhe kjo mund t’ju ekspozojë. Nga 19/6 e tutje, kur Mërkuri do ndodhet në rrugëtim të kundërt në shenjën tuaj të zodiakut, komunikimi me partnerin tuaj mund të jetë i vështirë, pasi mund të lindin disa keqkuptime dhe hamendësime. Nëse jeni beqarë, rrugëtimi i kundërt i Mërkurit mund të sjellë komunikim me një person të së kaluarës. Eklipsi diellor që do të zhvillohet në shenjën tuaj të zodiakut në 21/6, por edhe kthimi i Afërditës në drejtimin e drejtë në shenjën e Binjakëve në 25/6 tregojnë se dhjetë ditët e fundit të muajit do të jenë vendimtare për jetën tuaj personale. Nëse jeni beqarë, ka mundësi të krijoni një njohje, stacion për ju dhe nëse tashmë jeni në një lidhje, mund t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme në lidhje me të.

Puna dhe Ekonomia Gjysma e parë e muajit parashikohet të jetë e butë për sa i përket çështjeve të biznesit, pasi madje edhe nëse lindin disa keqkuptime, do t’i keni mjetet dhe vullnetin për t’i zgjidhur ato. Nga 19/6, kur Mërkuri të fillojë rrugëtimin e tij të kundërt, do të vini re se ekziston një vështirësi e rritur në zgjidhjen e çështjeve të biznesit. Kushtojini vëmendje të veçantë në rast se detyrimet tuaja profesionale varen nga njerëzit e tjerë, pasi atje komunikimi do të jetë më i vështirë. Eklipsi diellor që ndodh në shenjën tuaj të zodiakut më 21/6 por edhe hyrja e Marsit në shenjën e Dashit në 28/6, sjellin trazira dhe lëvizshmëri në fushën profesionale. Kjo nga njëra anë, mund t’ju ​​bëjë të ndiheni “të ndjeshëm”, por nga ana tjetër do të jetë forca juaj lëvizëse për të marrë vendime.

LUANI

Qershori është një muaj në të cilin do të preokupoheni veçanërisht me çështjet romantike, pasi i pari nga dy eklipset që do të zhvillohen në tërësi, do të realizohet në 5/6 në boshtin Binjakët-Shigjetar. Ai do të jetë një eklips hënor që do të tregojë në mënyra të ndryshme “dobësitë” e jetës tuaj romantike dhe nëse tashmë jeni në një lidhje, ka shumë mundësi të nxjerrë në sipërfaqe çështje dhe ankesa të së kaluarës. Më 19/6, Mërkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres, duke përforcuar skenarin e shfaqjes së çështjeve nga e kaluara, pavarësisht nëse ato kanë të bëjnë me cështjet personale ose profesionale ose të ndonjë fushë tjetër. Më 21/6, eklipsi diellor që realizohet në shenjën e Gaforres, ju thotë të keni kujdes me marrëveshjet financiare dhe ato në lidhje me arkën tuaj, pasi mund t’ju vështirësojnë disa çështje në to. Lajmi i mirë i muajit vjen në 25/6, ndërsa Afërdita kthehet në rrugën e drejtë në shenjën e Binjakëve, duke u dhënë frymë çështjeve emocionale. Si përfundim, në 28/6, Marsi kalon në shenjën e Dashit që është miqësore për ju, duke treguar që koha për pushime është e shkurtër!

Dashuria Qershori fillon në mënyrë dinamike për ju, duke sjellë në sipërfaqje çështjet e jetës tuaj sentimentale. Eklipsi hënor që do të zhvillohet në 5/6, mund të çojë në përfundimin e një marrëdhënieje që ka dhënë “shenja” të tilla për një kohë të gjatë, ka gjasa të sjellë para jush një dashuri fatale. Në çdo rast, ju duhet të ndani çështjet e së kaluarës nga ato të së tashmes pasi ekziston tendenca për t’u ngatërruar. Nëse tashmë jeni në një lidhje, mos u shqetësoni për çështjet që kanë ndodhur në të kaluarën nëse nuk ka asnjë arsye, dhe përqendrohuni në të tashmen dhe të ardhmen. Nëse jeni beqarë, gjatë muajit do të keni mundësinë të sqaroni disa raste me interes sentimental, të cilat ju kanë ngatërruar shumë. Nga 25/6, kur Afërdita do të kthehet në një rrugë të drejtë në shenjën e Binjakëve, do të jetë më e lehtë të merrni vendime.

Puna dhe Ekonomia Çështjet e profesionale do t’ju shqetësojnë që nga fillimi i muajit, por ka shumë mundësi që mos t’ju jepni rëndësinë e nevojshme. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm në lidhje me disa çështje që lidhen me punën që vijnë nga e kaluara, pasi nëse nuk u kushtoni vëmendje, do të jetë e vështirë t’i rendisni dhe të mos i shihni gjatë gjithë kohës përpara jush. Në fillim të muajit, kur eklipsi hënor do të realizohet (5/6) dhe drejt fundit të muajit kur do të zhvillohet eklipsi diellor (21/6), ju duhet të jeni më të kujdesshëm pasi vendimet tuaja do të jenë marramendëse dhe shumë të vështira për tu ndryshuar. Ndaj përpiquni të mos bëni lëvizje impulsive në fushën profesionale, por të mendoni me kujdes për çdo hap tuajin.

VIRGJËRESHA

Qershori është një muaj që tërheq vëmendjen tuaj për çështjet tuaja profesionale, pasi eklipsi hënor, i cili zhvillohet në 5/6 në boshtin Binjakët-Shigjetari, sjell në vëmendje çështjet e karrierës dhe familjes. Ka shumë mundësi që të lini pas dore një fushë për hir të ndonjë tjetre dhe do të duhet përpjekje për të mbajtur ekuilibrin. Më 19/6, Mërkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres, duke treguar se përveç disa keqkuptimeve në komunikim që mund të shfaqen, është një kohë shumë e mirë për të zgjidhur disa debate të vogla të së kaluarës me miqtë tuaj. Më 21/6, eklipsi i dytë që do të ndodhë këtë muaj është një eklips diellor në Gaforre. Miqtë tuaj, pjesëmarrja juaj në aktivitete kolektive, si dhe përfshirja juaj me një grup njerëzish, do të jenë nën “mikroskop” për ju dhe nuk përjashtohet mundësia që të marrë vendime të rëndësishme. Më 25/6, Afërdita përfundon rrugëtimin e saj të kundërt dhe kthehet në shenjën e Binjakëve. Në fund të muajit (28/6), Marsi kalon në shenjën e Dashit dhe krijon terren të përshtatshëm për shpenzime.

Dashuria Në dhjetë ditët e para të qershorit, duhet t’i kushtoni vëmendje jetës tuaj personale pasi eklipsi hënor që do të zhvillohet në 5/6, do t’ju bëjë që të përqendroheni më shumë në çështje të tjera, me rezultatin që nëse tashmë jeni në një lidhje, ta lini atë të hecë vetë. Nëse jeni beqarë, rruëgtimi i kundërt i Mërkurit nga 19/6, nuk përjashtohet të rikthejë në të tashmen një histori romantike të së kaluarës. Një takim që do të keni në një mjedis miqësor, do të jetë një tokë pjellore. Nga 25/6, kur Afërdita do të kthehet në rrugëtimin e drejtë në shenjën e Binjakëve, është më e lehtë të sqarohet një çështje sentimentale, veçanërisht nëse lidhet me një person që është në mjedisin tuaj profesional! Energjia që do të keni në fund të muajit do t’ju ndihmojë të afroheni – në mënyrë figurative dhe plot kuptimin e fjalës- drejt partnerit tuaj ose objektit të dëshirës suaj dhe të kaloni momente të mëdha.

Puna dhe Ekonomia Eklipsi hënor që do të zhvillohet në 5/6, thekson çështje të veçanta që lidhen me punën tuaj dhe ka mundësi të krijojë shqetësim për njohjen tuaj profesionale. Sigurisht, nuk duhet të harroni se këtë muaj ka nevojë për vëmendje pasi përveç mungesës, Afërdita do të lëvizë në pjesën më të madhe në një rrugëtim të kundërt, duke treguar profesionalisht lëkundje dhe paaftësi për të marrë vendime. Nga 25/6 kur Afërdita do të kthehet në rrugëtimin e drejtë, do të jetë më e lehtë të kuptoni se si qëndrojnë çështjet profesionale dhe të merrni vendimet e duhura.

PESHORJA

Qershori është një muaj në të cilin do të ndodhin dy eklipset, duke treguar se sa i rëndësishëm është. E para është një eklips hënor dhe do të zhvillohet në boshtin Binjakët-Shigjetar, duke sjellë njohje dhe zbulime të reja që kanë të bëjnë kryesisht me çështje emocionale! Më 19/6, Merkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres, duke sjellë ndryshime dhe rishikime në lidhje me punën. Më 21/6, realizohet eklipsi i dytë diellor në Gaforre, duke forcuar besimin se do të ketë të dhëna të reja për një çështje profesionale, si dhe diskutime në lidhje me punën. Më 25/6, Afërdita kthehet në rrugë të drejtë në shenjën e Binjakëve dhe kjo është shumë e këndshme për ju që ndoqët “rrugë” të hutuara në fushën sentimentale, pasi do të keni mundësi të dilni në përfundime që do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur. Më 28/6, hyrja e Marsit në shenjën e Dashit, tregon se fillon një periudhë mjaft e gjatë kohore gjatë së cilës marrëdhëniet tuaja ndërnjerëzore do të jenë në sipërfaqje, në çdo mënyrë.

Dashuria Eklipsi që do të zhvillohet në 5/6 ju thotë të jeni shumë të kujdesshëm me zgjedhjet që do të bëni në fushën sentimentale, pasi ka shumë mundësi të rishikoni për një njohje ose një situatë që ekziston në jetën tuaj personale. Nëse keni qenë prapa skenës për një kohë, tashmë, ka shumë mundësi që këto lëvizje do të dalin në sipërfaqje dhe kjo është diçka për të cilën duhet të mendoni, në mënyrë që të mos surprizoheni papritmas. Nëse tashmë jeni në një lidhje, nga 19/6, kur Mërkuri të jetë në një rrugëtim të kundërt në shenjën e Gaforres, duhet të keni kujdes, pasi komunikimi midis jush dhe partnerit tuaj mund të jetë i vështirë dhe kërkues, shumë herë. Më 25/6, kur Afërdita të kthehet në rrugën e drejtë në shenjën e Binjakëve, do të fillojë një periudhë shpresëdhënëse për çështjet tuaja të dashurisë, pavarësisht nëse jeni i lirë apo tashmë në një lidhje.

Puna dhe Ekonomia Cështjet tuaja profesionale do të dalin në dalin në sipërfaqje në gjysmën e dytë të muajit, pasi atëherë Mërkuri do të fillojë rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres, duke treguar keqkuptime dhe hamendësime në mjedisin tuaj profesional. Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm në lidhje me çështjet e rëndësishme profesionale, por edhe të jeni mjaft fleksibël për të riplanifikuar lëvizjet tuaja për çështje që do të nevojiten. Më 21/6, eklipsi diellor që do të realizohet në shenjën e Gaforres ndryshon pamjen në çështjet tuaja profesionale. Nuk përjashtohet mundësia për të patur diskutime për një propozim të ri profesional ose diskutime që do të rishikojnë disa çështje në punën ekzistuese. C’do gjë që të ndodhë, mos harroni se rruëgtimi i kundërt i Mërkurit është i përshtatshëm për të sqaruar çështjet e kaluara. Në rast se dëshironi të bëni një fillim të ri, duhet të keni vlerësuar me kujdes të gjithë parametrat.

AKREPI

Akrep, Qershori është një muaj që do të sjellë në sipërfaqe atë që keni mbajtur për një kohë të gjatë. Emocionet dhe kujtimet do të krijojnë një tension emocional, i cili do të ndikojë në mënyrën e menaxhimit të të gjitha çështjeve tuaja. Eklipsi hënor që do të zhvillohet në 5/6 në boshtin Binjakët-Shigjetar, krijon pasiguri që nuk do t’ju lejojë të vlerësoni siç duhet aftësitë tuaja personale dhe pastaj çështjet që ju shqetësojnë. Merkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në 19/6, në shenjën e Gaforres, duke treguar se e kaluara do t’ju pushtojë sidomos në fushën sentimentale. Disa ditë më vonë, më 6/21, eklipsi diellor që realizohet në shenjën e Gaforres, vendos vulën e tij në punët sentimentale që do të rihapen gjatë kësaj periudhe. Lajmi i mirë i muajit është kthimi i Afërditës në drejtimin e drejtë në shenjën e Binjakëve në 25/6, diçka që do t’ju ndihmojë të lëvizni në drejtimin e duhur në një çështje sentimentale. Më 28/6, Marsi kalon në shenjën e Dashit, duke inaguruar një periudhë me shumë punë dhe shumë detyrime, pothuajse në bazë të përditshme.

Dashuria Qershori do të krijojë tensione emocionale, e cila nga ana tjetër do të sjellë në dukje emocione të forta, diçka që nuk do t’ju ndihmojë të shihni qartë c’do gjë që lidhet me jetën tuaj personale. Gjatë gjysmës së dytë të muajit, me rrugëtimin e kundërt të Mërkurit në shenjën e Gaforres dhe eklipsit që do të realizohet në të njëjtën shenjë, çështjet tuaja sentimentale duket se janë një shqetësim i veçantë për ju, por përsëri ka mundësi të keni takime rastësore ose të planifikuara me një person me të cilën keni patur një histori sentimentale në të kaluarën. Nëse tashmë jeni në një lidhje, mos hyni në procesin e krahasimit të marrëdhënies tuaj me të tjerëve, pasi kjo mund të krijojë një bazë shumë të mirë për tensionet midis jush dhe partnerit tuaj. Nga 25/6, kur Afërdita do të kthehet në rrugën e drejtë në shenjën e Binjakëve, një çështje romantike që është krijuar në mjedisin tuaj të punës, do të japë një pamje më të qartë.

Puna dhe Ekonomia Ky muaj mund të mos jetë shumë i ngarkuar përsa i përket punës tuaj, por do të krijojë pasiguri në lidhje me financat dhe burimet tuaja. Kjo pasiguri do t’ju vendosë në procesin e të menduarit për mënyra për të rritur të ardhurat tuaja apo edhe të zvogëloni shpenzimet tuaja. Deri në 25/6 është koha shumë e mirë për t’u marrë me zgjidhjen e çështjeve financiare dhe profesionale të së kaluarës, pasi në këtë mënyrë do të keni një pasqyrë të gjithanshme të tyre. Nga 28/6, kur Marsi të kalojë në shenjën e Dashit, detyrimet profesionale do të rriten me përparimin gjeometrik, por me të njëjtën përparim do të rritet edhe energjia juaj dhe kjo do të jetë një ndihmë e rëndësishme për ju.

 

SHIGJETARI

Qershori duket të jetë një muaj shumë intensiv për ju, pasi eklipsi i parë që do të zhvillohet gjatë tij, do të realizohet në boshtin tuaj (Binjakët-Shigjetari) në 5/6. Ky eklips vendos në kornizë marrëdhëniet personale dhe profesionale, si dhe disa nga bashkëpunimet tuaja. nuk përjashtohet të krijohen çështje që nga ana tyre do t’ju bëjnë nervoz dhe do duhet të jeni shumë të kujdesshëm pasi ekziston rreziku i transferimit të nervave në shtëpi. Më 19/6, Merkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres dhe kjo tregon se do të shfaqen disa detyrime që duhet të ishin shlyer, por diku gjatë rrugës ato u harruan! Më 6/21, eklipsi i dytë për këtë muaj është Diellor dhe realizohet në Gaforre, duke krijuar ndryshime në jetën e përditshme, ndryshime që ka shumë mundësi të fillojnë me njerëzit përreth jush. Lajmi i mirë i muajit është që Afërdita kthehet në vijë të drejtë në 25/6, duke i dhënë fund një kohe të mbushur me dilema, pavendosmëri dhe situata të hutuara që kishin të bënin më shumë me jetën tuaj sentimentale. Më 28/6, hyrja e Marsit në shenjën e Dashit tregon se vera tani po fillon për ju!

Dashuria Muaji fillon mjaft intensivisht pasi eklipsi hënor që do të zhvillohet në boshtin tuaj në 5/6, mund të sjellë fundin e një marrëdhënie personale, e cila “i bie ziles” prej kohësh, por në të njëjtën kohë ka shumë mundësi të krijojë kushtet për të filluar diçka e re. Nëse tashmë jeni në një lidhje dhe të interesuar që ajo të mbetet në jetën tuaj, duhet të keni kujdes pasi disa nga ekuilibrat që ekzistojnë në të, ka rrezik të humbasin. Në dhjetë ditët e fundit të muajit, pavarësisht nëse jeni beqar apo në një lidhje, duhet të keni kujdes pasi vrapimi në baza ditore, nuk do t’ju ndihmojë të vlerësoni siç duhet çështjet e jetës tuaj sentimentale. Më 25/6 Afërdita kthehet në vijë të drejtë dhe në 28/6 Marsi kalon në shenjën e Dashit, duke treguar që tani fillon një kohë me flirtime, njohje të reja dhe lëvizshmëri në fushën sentimentale.

Puna dhe Ekonomia Në dhjetë ditët e para të muajit, interesi juaj është i kthyer në marrëdhëniet tuaja ndërnjerëzore dhe nuk përjashtohet mundësia që në këtë kontekst të shqetësoheni për një bashkëpunim, i cili kohët e fundit mund të ketë dhënë shembuj të çuditshëm. Nga 19/6, me rrugëtimin e kundërt të Mërkurit, duket se do të jetë më e lehtë të keni disa keqkuptime me rastin e sistemimit të disa cështjeve të punës dhe profesionale. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm pasi “dëmin” më të madh pritet ta krijojnë keqkuptimet në komunikim, sesa ç’do gjë tjetër. Mendoni me shumë kujdes për lëvizjet e radhës në një nivel profesional, pasi do të prireni të zbukuroni situata specifike dhe kjo nuk do t’ju ndihmojë të lëvizni në një mënyrë të dobishme.

BRICJAPI

Qershori është një muaj, që të paktën në fillim, do të sjellë disa detyrime profesionale, si rezultat i të cilave nuk do t’ju lërë shumë hapësirë ​​për tu interesuar në një fushë tjetër. Eklipsi hënor që do të realizohet në 5/6 në boshtin Binjakët-Shigjetari, ju shtyn të merrni vendime në lidhje me një çështje të punës, punën tuaj në përgjithësi dhe jetën tuaj të përditshme. Më 19/6, Mërkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres, duke rritur shanset për keqkuptime dhe hamendësime, qoftë në një marrëdhënie personale ose profesionale. Më 21/6, eklipsi diellor që do të realizohet në Gaforre, ju tregon se ndryshimet në disa nga marrëdhëniet tuaja ndërpersonale janë një mënyrë. Lajmi i mirë i muajit është që Afërdita kthehet në rrugën e drejtë në shenjën e Binjakëve në 25/6, dhe tashmë do të fillojë një periudhë më shpresëdhënëse si për punën ashtu edhe për çështjet personale. Më 28/6, Marsi kalon në shenjën që udhëheq Dashi dhe tregon se një çështje familjare ose ndonjë detyrim në lidhje me shtëpinë tuaj do t’ju shqetësojë shumë gjatë periudhës së ardhshme.

Dashuria Këtë muaj, puna do të jetë partneri juaj – të paktën gjatë gjysmës së parë të saj – pasi duket se do të ketë disa punë dhe detyrime profesionale. Nëse tashmë jeni në një lidhje, sektori i biznesit mund të jetë pengesë midis jush dhe partnerit tuaj, veçanërisht nëse nuk i kushton kohë marrëdhënies tuaj. Më 19/6, Merkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt dhe krijon kushtet e duhura për të komunikuar me një person të së kaluarës. Nëse jeni beqarë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm me zgjedhjen tuaj, pasi që Mërkuri dhe Afërdita të kundërt nuk shquhen për ndihmën e tyre në çështjet emocionale, përveç nëse bëni pjesë tek ata që duan të afrohen përsëri me një person të së kaluarës. Nga 25/6, kur Afërdita do të kthehet në vijë të drejtë, do të jetë më e lehtë për ju të shihni se si duhet të lëvizni në një çështje sentimentale, veçanërisht nëse lidhet me një person që është në mjedisin tuaj të punës.

Puna dhe Ekonomia Ky muaj do të ketë shumë punë dhe kjo do të bëhet e dukshme që nga ditët e para të saj, me eklipsin hënor që do të realizohet në 5/6. Për shkak se do të ofroni të gjithë energjinë tuaj për të arritur përditshmërinë dhe problemet në punë, do t’ju duhet të gjeni edhe pak kohë për të pushuar, përndryshe lodhja do të shfaqet duke krijuar disa nerva. Merkuri i kundërt në shenjën e Gaforres nga 19/6, por edhe eklipsi diellor që do të realizohet në të njëjtën shenjë në 21/6, tregon se disa marrëdhënie profesionale kanë nevojë për ndryshime në mënyrë që të jenë në gjendje të funksionojnë. Kjo mund të mos jetë e lehtë, por është e nevojshme, përndryshe do të jetë e vështirë të vazhdojnë të ekzistojnë. Nga data 25/6, gjërat duket se po qartësohen dhe nuk përjashtohet të ekzistojnë dhe mundësi për ndryshime të këndshme në një çështje pune.

UJORI

Ujorë të dashur, Qershori është një muaj në të cilin do të ftoheni për të zgjidhur çështjet e së kaluarës, si dhe kthimin “shpirtëror”, të cilët do të bëjnë rishfaqjen e tyre! Eklipsi hënor që do të zhvillohet në boshtin Binjakët-Shigjetari në 5/6, tregon se cështjet tuaja sentimentale do të kenë përparësi gjatë dhjetë ditëve të para të muajit, por pa kuptuar kjo se nuk do të ketë vështirësi, veçanërisht nëse njerëzit nga e kaluara kthehen. Më 19/6, Mërkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres, duke krijuar terren të përshtatshëm për anulime, shtyrje dhe ndryshime në punë që lidhen me jetën tuaj të përditshme. Në 21/6 eklipsi diellor që ndodh në Gaforre, ka mundësi të krijojë një situatë stresuese në punën tuaj që mund të jetë arsyeja që të merrni më shumë përgjegjësi, por në të njëjtën kohë do t’ju ndihmojë të “piqeni” dhe të fitoni përvoja të vlefshme. Më 25/6, Afërdita do të kthehet në vijë të drejtë në shenjën e Binjakëve dhe ky kthim do të pastrojë dilemat sentimentale dhe dashuritë e ngatërruara! Më 28/6, Marsi kalon në shenjën e Dashit dhe sjell njohje, zhvendosje, por dhe udhëtime!

Dashuria Qershori është një muaj shumë i ngrohtë për jetën tuaj sentimentale pasi eklipsi hënor që do të zhvillohet në 5/6 tregon dashuri të reja, kthime të vjetrave dhe disa dilema që do ju ngatërrojnë shumë. Nëse tashmë jeni në një lidhje, mendoni se çfarë do të thotë partneri juaj për ju dhe në rast se gjeni një përgjigje të kënaqshme për të, mos merrni ndonjë rrezik. Deri në 24/6, mund të mos jetë e lehtë të vendosni rrjedhën e një cështjeje romantike dhe kjo do t’ju bëjë që të shtyni vendimet përfundimtare në lidhje me jetën tuaj personale. Nëse jeni beqarë, pas 25/6, kur Afërdita do të kthehet në rrugëtimin e drejtë në shenjën e Binjakëve, do shihni më mirë mënyrën sese duhet të menaxhoni një njohje që keni bërë në periudhën e mëparshme, nëse duhet t’i jepni një shans të dytë një personi që erdhi nga e kaluara ose nëse thjesht duhet të shikoni përpara duke pritur për një dashuri të re të madhe!

Puna dhe Ekonomia Ky muaj do të fillojë me tone të buta kur bëhet fjalë për çështjet tuaja profesionale, por nga 19/6 e tutje, mund të ketë disa keqkuptime në lidhje me vendin e punës, të cilat mund ta bëjnë edhe një çështje të thjeshtë biznesi. Për këtë arsye, në dhjetë ditët e fundit të muajit, duhet të jeni të kujdesshëm për të mos e nënvlerësuar qoftë edhe një punë të lënë pezull që ju duket e lehtë, pasi mund të ketë parametra që do ta vështirësojnë. Shmangni pjesëmarrjen në “pika” që mund të ekzistojnë në vendin tuaj të punës pasi do t’ju ofrojnë shumë informacione, të cilat përfundimisht do t’ju c’orientojnë, pasi disa prej tyre nuk do të korrespondojnë me realitetin. Preferoni të përqendroheni në punë dhe shmangni çdo gjë tjetër që mund t’ju tërheqë vëmendjen.

PESHQIT

Peshq të dashur, Qershori është një muaj i veçantë pasi gjatë tij do të realizohen dy eklipset: e një Hëne në boshtin Binjakët-Shigjetarë në 5/6 dhe një e Diellit në Gaforre në 21/6. Eklipsi i parë hënor do të krijojë një sjellje të theksuar mbylljeje në vetvete, e cila nuk do të ndihmojë në zhvillimin e çështjeve që ju shqetësojnë. Mbyllja nga ana tjetër, do të krijojë acarim, gjë që do të ndikojë negativisht në lëvizjet dhe sjelljen tuaj në punë dhe në shtëpi. Më 19/6, Mërkuri do të fillojë rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres, duke treguar se tashmë fillon një periudhë që përforcon më tej skenarin e kthimit të disa njerëzve nga e kaluara. Më 21 qershor, eklipsi diellor në shenjën e Gaforres, të sjellë para jush një dashuri të re karmike, por në të njëjtën kohë mund të tregojë rrugën për të dalë nga një marrëdhënie që nuk ju mbulon më. Mundësitë që do të keni në një nivel sentimental do të jenë të shumta, por çështja është zgjedhja që ju bëni. Më 25/6, Afërdita kthehet në rrugën e drejtë në shenjën e Binjakëve, diçka që do t’ju ndihmojë të zgjidhni saktë një çështje që ka të bëjë me jetën tuaj personale. Më 28/6, Marsi kalon në shenjën e Dashit dhe ju shtyn të fokusoheni në sektorin ekonomik.

Dashuria Qershori është një muaj që në pjesën më të madhe të tij, Afërdita do të lëvizë prapa në rrugëtim të kundërt në shenjën e Binjakëve (deri në 25/6) dhe kjo tregon se ndoshta nevojitet të zgjidhni disa çështje sentimentale të së kaluarës. Do të ishte mirë të jeni shumë të kujdesshëm në rast se i jepni një shans një personi të së kaluarës dhe kujtoni arsyen pse përpjekja e parë nuk pati sukses! Nëse jeni tashmë në një lidhje, përpiquni të mos e lini bezdinë që Marsi do të shkaktojë nga shenja juaj zodiakut (deri më 27/6) drejt partnerit tuaj, pasi ka shumë mundësi që të ketë tronditje. Nga 19/6, Merkuri do të kthehet në shenjën e zodiakut që lidhet drejtpërdrejt me cështjet tuaja erotike, Gaforren dhe kthimet e njerëzve të së kaluarës duket se po shtohen! Ajo që duhet të shikoni me kujdes është nëse jeni i gatshëm t’i jepni një shans tjetër të kaluarës, ose nëse doni të mbyllni të gjitha dyert përgjithmonë dhe të lini hapësirë ​​që diçka e re të vijë në të ardhmen.

Puna dhe Ekonomia Puna, do ta bëjë prezencën e saj të ndjehet këtë muaj dhe nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohen diskutime profesionale, të cilat do të jenë veçanërisht të rëndësishme. Shmangni bërjen e lëvizjeve të rrezikshme dhe marrjen e vendimeve përfundimtare afër ditëve kur eklipsi hënor do të ndodhë në 5/6 pasi ka shumë gjasa që të veproni impulsivisht dhe jo bazuar në interesin tuaj. Nga 19/6, kur Mërkuri do të kthehet në shenjën e Gaforres, puna duket të jetë dytësore, pasi çështjet tuaja personale po fitojnë terren. Kjo është diçka që duhet të keni kujdes pasi ka shumë mundësi që mos t’i kushtoni vëmendje të mjaftueshme çështjeve që janë të rëndësishme për zhvillimin e karrierës suaj. Më 28/6, hyrja e Marsit në shenjën e Dashit, e kthen vëmendjen tuaj tek sektori financiar dhe ju thotë të keni kujdes me shpenzimet tuaja!/ www.astrologu.al

 

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera