» Frikë nga COVID 19 në Kadastrën e Durrësit, familjarët e një specialiste shtrohen në spital pas konfirmimit pozitiv. Nis dezinfektimi i godinës

Frikë nga COVID 19 në Kadastrën e Durrësit, familjarët e një specialiste shtrohen në spital pas konfirmimit pozitiv. Nis dezinfektimi i godinës

Rezultati pozitiv me koronavirus i familjarëve të një specialisteje të sportelit të Kadastrës në Durres ka futur në alarm institucionin në qytetin bregdetar.

Punonjësja ka hyrë në periudhën e vetëkarantinimit 14 ditor, pasi famijarët e saj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Psrkatssisht dy nga famijarët e saj kanë rezultuar pozitiv dhe janë të shtruar në spital.

Në Kadastrën e Durrësit ka alarm raporton gazetari i Panorama, pasi nuk ka asnjë masë të marrë dhe të gjithë specialstet po presin udhëzimet që do japë ministria.

Frika mes punonjësve është e madhe pasi kontakti i kësaj specialisteje është me të gjithë specialistët e tjerë në çdo moment të ditës por edhe me qytetarë.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera