» Gjiknuri: U ra dakord me kërkesat parakusht por dolën me kërkesa të tjera

Gjiknuri: U ra dakord me kërkesat parakusht por dolën me kërkesa të tjera

Bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri deklaroi se opozita ka nxjerrë kërkesa të tjera

“Nuk mundet që pasi biem dakord në disa kërkesa që janë parakusht dhe me dëshmitarë ndërkombëtarë të cedohet dhe të dalë me kërkesa të tjera. Unë nesër do të informoj Kuvendin. Dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura “

Mosdakordësia qëndron tek administrata zgjedhore. Gjiknuri zbuloi se opozita ka kërkuar komisioner. Mesaduket kjo refuzohet nga maxhoranca e cila thotë se zgjedhja e adminstrates do të jetë me monitorim nga kamera dhe strikte.

Gjiknuri tha se do të informojë nesër komisionin e reformës zgjedhore.

Damian Gjiknuri: “Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar në Shqipëri. Unë do bëj një informim se kush janë kërkesat që ka bërë opozita dhe ne i kemi adresuar. Shumë shpejt do ta shikoni. Publiku do të informohet dhe do të habiteni kur të dëgjoni që një pjesë e mirë e kërkesave që dje i thonin, pa këtë nuk ka janë adresuar por fatkeqësisht paketa duhet të jetë e plotë. Nuk mund të adresoj një shqetësim tëndin serioz dhe të mos heqësh dorë nga kërkesat absurde.

 Një gjë ju garantoj administrata do të jetë shumë profesionale. Palët do të kenë garanci shtesë, le cfarë thonë duan të marrin komisioner. Skema e rekrutimit të komisionerëve është e hapur. Kushdo ka të drejtë të aplikojë për të qenë komisioner. Komisionerët do të zgjidhen me short, dhe do të ketë proces ekstra teknologjik që nga monitorimi me kamera e të tjera që unë do i tregoj shumë shpejt.”

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera