» Bylykbashi: Në bëmë propozimet tona, por PS nuk ishte e gatshme të hiqte dorë nga privilegjet

Bylykbashi: Në bëmë propozimet tona, por PS nuk ishte e gatshme të hiqte dorë nga privilegjet

Pas përfundimit pa marrëveshje të Komisionit Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka dhënë një prononcim për mediat.

Bylykbashi: Në bëmë propozimet tona, por PS nuk ishte e gatshme. Opozita nuk heq dorë nga garancitë e votës së qytetarëve. Ne jemi të gatshëm për të vazhduar punën për konsens dhe presim që PS të bëjë hapet e nevojshme për këtë konsensus. 

Gjithë përpjekjet e PS-së që të mbajë privilegjet që ka, nga kontrolli i KQZ-së, tregojnë vlerën që ka vendimi dhe propozimi ynë për një qeveri kujdestare, pasi ata duan të krijojnë boshllëqe të mëdha. 

PS nuk ishte e gatshme që të hiqte dorë nga privilegjet e qeverisë ndaj procesit zgjedhor. Ju e keni parë që qeveria i shfrytëzoi këto privilegje, duke i prishur zgjedhjet. 

Le t’i japim kohë PS pse nuk mund ta ketë KQZ-në si një vulë të njomë për të mbyllur rezultatet. KQZ nuk mund të jetë pronë e PS.

Ndërsa Petrit Vasili u shpreh se zgjedhjet janë dominuar nga PS që i numëronte vetë votat dhe i nxirrte po vetë rezultatet.

Vasili: I dominuar nga zgjedhjet të qershorit ku PS i numëronte të gjitha veta dhe e nxirrte vetë rezultatin. PS duhet të dalë nga gjumi parizien, pasi nuk është i shqetësuar se do t’i vjedhë. Kjo është dhe mbahet një qëndrim parim që nuk ka arsye të negociohet. Ne plotësojmë kështu një kusht të BE, pasi 3 kushte lidhen me zgjedhjet.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera