» Tym i zi nga Këshilli Politik. Dështon marrëveshja për reformën zgjedhore, kërkohet shtyrja e bisedimeve

Tym i zi nga Këshilli Politik. Dështon marrëveshja për reformën zgjedhore, kërkohet shtyrja e bisedimeve

Tym i zi nga Pallati i Kongreseve. Pasi 4 orësh mbledhje (19-00 deri në 23:00) Këshilli Politik doli pa një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Bisedimet në Këshillin Politik janë bllokuar te çështja e administrimit zgjedhor.

Mësohet se Partia Socialiste nuk pranon variantin e kompromisit të ofruar në tryezë për të depolitizuar administratën zgjedhore, duke mos u tërhequr nga varianti i saj i parë.

Kjo është arsyeja përse në mbledhjen e Këshillit Politik ka shkuar edhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA, e cila, siç citojnë burime të mirëinformuara, mbështet variantin e kompromisit.

Gjatë mbledhjes përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-së, Ian R. CroWford u takua me Bylykbashin dhe Gjiknurin veçmas për 30 minuta dhe më pas u bashkua edhe Petrit Vasilin.

22:50 Kohë shtesë për bisedime – Refuzimi i PS për të pranuar një variant të dakortësuar nga të gjithë, që nuk cënon thelbin e depolitizimit të komisioneve, ka çuar në ndërhyrjen e ambasadës së SHBA. Burimet bëjnë të ditur se PD është e gatshme të çojë diskutimet për reformën zgjedhore përtej 31 majit, me shpresën se në kohën shtesë PS do të bindet të zhbllokojë procesin, duke çuar përpara reformën zgjedhore dhe përmbylljen pa vonesa të tjera.

Ora 22:47 Ka përfunduar mbledhja e këshillit politik, por burime nga mbledhja bëjnë me dije se nuk janë arritur dakordësitë e kërkuara. 

Ora 21:00 Pas takimit me dyshen Gjiknuri-Bylykbashi me përfaqësuesin e ambasadës amerikane ka hyrë edhe Petrit Vasili.

Ora 21:00 Përfundon takimi i Bylykbashit dhe Gjiknurit me përfaqësuesin e Ambasadës së SHBA-së, Ian R. Croëford, shefi seksionit politik dhe ekonomik në detyrë.

Ora 20:40 Qeveria kujdestare – Në propozimin e PD-së thuhet se qeveria kujdestare do të formohet 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare dhe se fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë, miraton përbërjen e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, e cila pas betimit përpara Presidentit të Republikës, fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ky rregull zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”

Ora 20:10 Bylykbashi dhe Gjiknuri me përfaqësuesin e ambasadës së SHBA – Ndërkohë, në këto momente (ora 20:10) Bylykbashi dhe Gjiknuri janë ndarë veçmas për rreth 30 minutash për të diskutuar me përfaqësuesin e ambasadës amerikane.

Ky Këshill është mbledhur për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore.

Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi.

Me gjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja.

Ora 20:00 Opozita dorëzon propozimet – Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore. Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

Ndërkohë, sipas burimeve, deri në minutat e fundit ambasadorët kryesore kanë qenë në kontakt me të dyja palët.

Sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë.

Fryma është më pozitive, por ende nuk ka një marrëveshje.

Takimi i datës 30 maj – Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.

Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.

Dakordësi nuk kanë gjetur as për administrimin zgjedhor.

Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera