» Paris SG paguan për Mauro Icardi, 58 milion euro dhe një klauzolë anti-Juventus

Paris SG paguan për Mauro Icardi, 58 milion euro dhe një klauzolë anti-Juventus

Tani është zyrtare. Paris SG ka blerë përfundimisht kartonin e Mauro Icardi. Palët kanë rënë dakord për 58 milion euro. Një shifër më e ulët se klauzola 70 milion euro që ishte përcaktuar në formulën e huazimit mes kampionëve francezë dhe Interit. Zikalërit do të marrin menjëherë 50 milion euro, ndërsa 8 milion euro të tjerë falë një bonusi që mund të arrihet shumë lehtë nga aktivizimet dhe golat e sulmuesit në sezonin e ardhshëm.

Maxresdefault

Por ajo që bie në sy është një klauzolë e veçantë, e cila është pagëzuar menjëherë si “anti-Juventus” nga mediat italiane. Ajo pengon Paris SG ta shesë menjëherë Icardin në një skuadër të Serie A. Nëse kjo ndodh Brenda 12 muajve të ardhshëm, atëherë klubi parizien është i detyruar t’I paguajë Interit edhe 15 milion euro.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera