» Tamponë dhe distancë sigurie, Hungaria rikthen tifozët në stadiume

Tamponë dhe distancë sigurie, Hungaria rikthen tifozët në stadiume

Futbolli në Hungari nisi më 23 maj, por që nga kjo fundjavë qeveria dhe federata në vend rihapën dyert e stadiumeve, duke kthyer tifozët në tribuna. Sigurisht me disa kushte, që japin siguri për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Soccer Match With Fans Being Present, Miskolc, Hungary 30 May 2020

Kështu, vetëm një në pesë vende mund të zihet në tribuna, ndërsa në stadium mund të hyjnë vetëm ata tifozë që I janë nënshtruar testit me tamponë dhe kanë rezultuar negativë. Në këtë mënyrë, Hungaria bëhet vendi i parë që hap dyert e stadiumeve pas rikthimit të futbollit në fushë.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera