» “Do iu heqim qafe”! Zbardhen kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policëve dhe fotot e sherrit te “313”: Për 10 ditë jemi jashtë…

“Do iu heqim qafe”! Zbardhen kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policëve dhe fotot e sherrit te “313”: Për 10 ditë jemi jashtë…

Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” dosjen e bandës së Avdylajve dhe fotot e tyre te burgu “313”, kur përplasen me policinë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Lala zbulohen dhe kërcënimet që anëtarët e bandës “Avdylaj” iu drejtojnë policëve. “BalkanWeb” sjell një pjesë të këtyre kërcënimeve me jetë, ku në një moment një anëtar i bandës iu thotë policëve ta mbajnë mend fytyrën e tij, pasi do t’i heqë qafe.

“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policiëve në burgun e sigurusë së lartë.

  • foto galeri

Një ditë më parë, gazatarja Lala raportoi për “BalkanWeb” se drejtori i Burgjeve kishte urdhëruar izolimin në një sektor të posaçëm të anëtarëve të bandës “Avdylaj”, pas sherrit së këtyre të fundit me policinë dhe një shtetas italian.

Nga ana e saj, Gjykata e Tiranës doli pasditen e djeshme kundër vendimit të drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili, për izolimin e Avdylajve, duke e cilësuar këtë një vendim jo të drejtë në përputhje me ligjin.

(BalkanWeb)

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera