» Deklarata e fortë e ish-presidentit Topi: Ja si mund të rrëzohet nga pushteti Edi Rama

Deklarata e fortë e ish-presidentit Topi: Ja si mund të rrëzohet nga pushteti Edi Rama

Ish-presidenti Bamir Topi bëri deklaratën e fortë në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ teksa tregoi se rruga e vetme se si mund të rrëzohet nga pushteti kryeministri Edi Rama, është përmes tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, përmes një reforme gjithëpërfshirëse, mund të ikë Rama nga pushteti.

“Shumë e thjeshtë. Edi Rama largohet me atë tryezë që po bëhet sot te Pallati i Kongreseve. Një Reformë Zgjedhore gjithë përfshirëse. Një koalicion i madh mbi bazën e parimeve, jo përfitimeve. Do të jap kaq, apo aq karrige. Rama rrëzohet vetëm në këtë mënyrë. Përndryshe duke thënë që me Gjiknurin nuk ulemi dhe shkojnë e ulen, thonë që do bëjnë ndryshim dhe nuk e bëjnë, thonë do bëjnë transparencë dhe nuk bëjnë, unë se di. Rama rrëzohet tek tavolina që po bëhet sot te Pallati i Kongreseve. Fakti që këta e lidhin me një datë fikse, 31 maj është një gabim i madh. Në mënyrë reciproke i nxjerrin njeri -tjetrit armën e dobët”, tha Topi.
(BalkanWeb)

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera