» Denoncimi i PD/ Alibeaj dhe Zhupa publikojnë dokumentet e ndërtimit të 25 katëshit në qendër të Tiranës: Ja kush fshihet pas tij

Denoncimi i PD/ Alibeaj dhe Zhupa publikojnë dokumentet e ndërtimit të 25 katëshit në qendër të Tiranës: Ja kush fshihet pas tij

Partia Demokratike ka denoncuar sot ndërtimin e një pallati 25 katesh në qendër të Tiranës. Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa gjatë një konference për mediat pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, kanë paraqitur dokumentet dhe lejen e ndërtimit të kullës në qendër të kryeqytetit.

“Ndodhemi në qendër të Tiranës, aty ku dikur ishte hotel Vjosa. Tani është një hapësirë boshe, por shumë shpejt, këtu do të ngrihet një nga përbindëshat e betonit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Bashkia e Tiranës e spastroi zonën nga ndërtesat historike, kur e gjithë  vëmendja e publikut ishte përqendruar tek një shkatërrim tjetër, ai i Teatrit Kombëtar.   Gjithçka është vënë në dispozicion të kullës së re 25 katëshe, e projektuar nga arkitekti klient i Edi Ramës, Uini Mas, i cili ka deklaruar publikisht se punon me 3 njerëz në Shqipëri: Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Vangjush Dakon.

 

Ja dokumenti që tregon se është pikërisht Edi Rama, ai që i ka hapur rrugën këtij ndërtimi me këtë vendim. Me firmën e tij dhe me atë të kryebetonierit të Tiranës Erion Veliaj, kulla 25 katëshe, 85 metra e lartë, është më e reja që do të rrethojë përfundimisht sheshin Skënderbej.

Kjo është kulla e katërt në ndërtim në anë të Sheshit Skënderbej, i cili do të betonizohet nga të gjitha anët. Nuk ka asnjë dyshim se janë të gjitha pastrim parash të krimit ose të korrupsionit.

2 Kompanitë që kanë lejen për të ndërtuar kullën 25 katëshe nuk kanë para të mjaftueshme. Gjendja e tyre financiare nuk i lejon të mbarojnë një kat të një ndërtese të tillë, jo më të mbarojnë të gjithën kullën.

Eshtë fare e qartë se rrethimi i sheshit Skenderbej me kulla është një projekt mafioz, që i shërben pastrimit të parave të pista me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ata e kanë shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.

Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës me premtimin për të mos dhënë asnjë leje ndërtimi. Por 5 vjet më pas, qendra e Tiranës ka 4 përbindsha betoni, Tirana ka qindra të tilla, ndërsa lulishte të re për fëmijët dhe banorët e tjerë të qytetit ka zero.

Shumë shpejt Edi Rama do të përballet me qytetarët dhe do të japë llogari për shkatërrimin dhe betonizimin e Tiranës, për vjedhjen e pronave private dhe publike, mbylljen e mijëra bizneseve dhe krizën ekonomike, papunësinë dhe varfërinë ku e ka zhytur Tiranën dhe mbarë Shqipërinë”, tha Alibeaj.

Kulla 25 kateshe ne Tirane-dokumentet-firma (4)

PROJEKTI DHE FINANCIMET

Ndërkohë që zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa publikoi të tjera dokumente lidhur me kompaninë që do ndërtojë këtë godinë gjigande përbri Teatrit të Operas dhe Baletit. “Kjo kullë mbrapa nesh është një kullë që do të zërë një sipërfaqe prej 38258 m2 të tokës që Bashkia Tiranë i ka marrë ish hotel Vjosës dhe pronës publike të bashkisë Tiranë. Kjo kullë do të jetë 25 kate, 5 kate nëntokësore dhe 85 metra e lartë.

Erion Veliaj ka dalë para qytetarëve për të thënë se hotel Vjosa po prishet sepse këtu do të ndërtohet një stacion urbanësh modern. Siç mund ta shikoni këtu nuk kemi asnjë stacion modern urbanësh por përkundrazi kemi themelet e një kulle që po ngrihet në shërbim të atyre që janë paratë e drogës dhe paratë e pista. Pse e them këtë?! Lejen e ndërtimit që tregoi Enkelejdi e ka fituar një kompani e cila quhet “Ana. sh.p.k “, kjo kompani ka administratore zonjën Mirela Zaraliu. Kjo zonjë për të gjithë ata që nuk e njohin ka qenë administratore dhe pronare e një firme tjetër “Romario sh.p.k”. “Romario sh.p.k” është në hetim nga prokuroria shqiptare sepse rezulton një firmë e Edmond Begos. Edmond Bego është i njohur nga ju për aferat e zgjerimit të Lanës, për privatizimin e tokave publike, për lëvizjen me Taulant Ballën dhe për tenderat e mëdhenj publikë që ka fituar në mënyrën se si ata dijnë ti fitojnë, pa garë dhe me çmimet më të larta.

Mirala Zeraliu është administratorja dhe pronarja e “Ana sh.p.k” e cila rezulton se është një kompani që nuk ka më shumë se 100 mijë euro fitime në ato që deklaronte vetë në Drejtorinë e Tatimeve për dy vitet e fundit. Atëherë kjo kullë këtu mbrapa nesh me sipërfaqen që ka dhe me atë që përfaqëson shkon diku tek 20 milionë euro për tu ndërtuar dhe më pas me një transaksion shitje kjo kullë i shkon vlera diku tek 60 milionë euro.

Prokuroria shqiptare ka për detyrë të hetojë Erion Veliajn si një lavatriçe e pastrimit të parave të pista, të hetojë lidhjet e tij me Edmond Begon dhe të hetojë se çfarë fshihet pas kësaj kulle që po ndërtohet në mes të qendrës”, thekson Zhupa.

 

Kulla 25 kateshe ne Tirane-dokumentet-firma (3)Kulla 25 kateshe ne Tirane-dokumentet-firma (2)Kulla 25 kateshe ne Tirane-dokumentet-firma (1)

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera