» Lëvizja me makina, Policia e Shtetit sqaron qytetarët: Ja si do veprohet të dielën

Lëvizja me makina, Policia e Shtetit sqaron qytetarët: Ja si do veprohet të dielën

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ditën e diele nuk do të ketë ndalim të qarkullimit me automjete brenda qyteteve.

Në një reagim për mediat, Policia thekson se nuk do të lejohet lëvizja e makinave nga zonat e kuqe në drejtim të zonave jeshile.

Pra qytetarët e Tiranës apo Durrësit që konsiderohen si zone e kuqe, do të lejohet të lëvizin me automjete vetëm brenda qytetit, por jo ne drejtim të qyteteve te tjera te cilesuara si zona jeshile.

“Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhëzimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe”, thekson Policia e Shtetit.

Harta zonat e kuqe dhe jeshile

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera