» Konfirmohen dy të prekur me koronavirus te Sanatoriumi, vdes një paciente

Konfirmohen dy të prekur me koronavirus te Sanatoriumi, vdes një paciente

Dy raste pozitivë me koronavirus janë zbuluar së fundmi te spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi, teksa ky i fundit iu rikthye normalitetit, pasi prej javësh funksionoi si spital Covid.

Një rast është një 80-vjeçare, e cila fillimisht ka qenë e shtruar në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Nga Sëmundjet e Brendshme ka shkuar në shtëpi.

Ndërkohë pas 7 ditësh në shtëpi e moshuara ka shfaqur komplikacione në mushkëri dhe është dërguar në Sanatorium, teksa ky i fundit u hap, dhe nuk është më spital Covid.

80-vjeçarja ka ndërruar jetë të enjten, raporton ‘Abc’. Teksa ishte e shtruar në Sanatorium të moshuarës i është marrë tamponi, ndërsa përgjigja ka dalë pozitive pas vdekjes.

Pra e moshuara është konfirmuar e infektuar nga virusi pasi kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, rasti tjetër në Sanatorium është një pacient nga Librazhdi. Pasi i është bërë tamponi dhe ka dalë pozitiv, ai është transportuar te Infektivi.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera