» “Bomber, më në fund e gjete sportin që të përshtatet”, Berisha tallet me Sadikun

“Bomber, më në fund e gjete sportin që të përshtatet”, Berisha tallet me Sadikun

Etrit Berisha duket i ftohtë, nga jashtë. Ka jetuar në Suedi dhe mund të mendohet se ka marrë disi nga nordikët, por gjithsesi batutat nuk i kursen. Si zakonisht ai ngacmon në rrjetet sociale. Pak ditë më parë shenjëstroi kolegun e portës, Thomas Strakoshën.

Këtë herë ishte radha e Armando Sadikut, sulmuesit të Malaga. Ai postoi një foto të pazakontë në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shfaqet i veshur si boksier. Zakoni i tij janë golat, ndërkohë që Berisha e ngacmon.

“Bomber, më në fund e gjete sportin që të përshtatet”, shkruan portieri i SPAL, i cili është një nga ata që ka spikatur më së shumti në Serie A për numrin e pritjeve, madje është nga ata që shifrat e renditin në treshen më të mirë në Europë.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera