» Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Librazhd, dalin detajet. Si u infektua pronari i një biznesi të vogël

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Librazhd, dalin detajet. Si u infektua pronari i një biznesi të vogël

Konfirmohet rasti i parë pozitiv me koronavirus në Bashkinë e Librazhdit.

News 24 raporton se ka rezultuar pozitiv një person i moshës së mesme.

Sipas te dhenave i infektuari është i vetëpunësuar në një biznes të vogël në Librazhd.

Ai dyshohet se ai është infektuar me COVID-19 nga kontakti me një të prekur në Sanatorium, ku kishte shkuar për një kontroll mjekësor.

Ai dyshohet se ishte prekur edhe një muaj më parë, por pas testit kishte rezultuar negative.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera