» Ish ministri socialist: “Donit Venecian, zbatoni opinionet” !

Ish ministri socialist: “Donit Venecian, zbatoni opinionet” !

Prof. Elmas Sherifi, ish minister socialist, shprehet nje dite pasi jane bere publike rekomandimet e Komisionit te Venecias, lidhur me përplasjen e vjeshtës së kaluar në Shqipëri, mes presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit për emërimet e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetutës, i jep të drejtë, ashtu si dhe në variantin e parë të muajit mars, pozicionit të mbrojtur nga Kreu i Shteti. “Ja ku erdhi edhe opinioni i Komisionit te Venecias, qe i konsideron antikushtetuese procedurat e Dvoranit dhe ligjin qe betimi i antareve te Gjykates Kushtetutese te behej ne “rrugen e partise”. Zbatoni tani Opinionin e Venecias per emerimet e anetareve te Gjykates Kushtetutese dhe ate te KE per ligjin “antishpifje” !, shkruan Sherifi

Postimi i plote:

“Donit Venecian, zbatoni opinionet” !

E mjera Shqiperi. Filozofi Surealist i se Drejtes te katandisi si mos me keq. Pa Gjykate Kushtetutese, pa Gjykate te Larte, pa veteqeverisje vendore, dhe pa shoqeri civile. Por te jemi te vertete. Ndertoi me Lleshin, policine e “hurit” dhe gazit lotesjelles. Beri legjislacionin e “antishpifjes”, qe ti mbyllte gojen cilitdo qe kritikon qeverisjen anarkiste. I hoqi gradualisht kompetencat presidentit, se ishte institucioni i vetem qe nuk e kishte kapur, dhe per ta legjitimuar politiken e tij anarkiste, mendoi tja vinte vulen me opinionin e Komisionit te Venecias, si te ishte vendimi i Gjykates Kushtetutese. Ja ku erdhi edhe opinioni i Komisionit te Venecias, qe i konsideron antikushtetuese procedurat e Dvoranit dhe ligjin qe betimi i antareve te Gjykates Kushtetutese te behej ne “rrugen e partise”.
Zbatoni tani Opinionin e Venecias per emerimet e anetareve te Gjykates Kushtetutese dhe ate te KE per ligjin “antishpifje” !

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera