» TRAGJIKE/ Koronavirusi i merr jetën e futbollistit 25-vjeçar, viktima e tretë në familjen e tij

TRAGJIKE/ Koronavirusi i merr jetën e futbollistit 25-vjeçar, viktima e tretë në familjen e tij

Futbollisti bolivian Deibert Frans Roman Guzman është ndarë nga jeta pasi luftoi prej disa javësh me koronavirusin.
0_JS212678003
25-vjeçari vuante prej disa kohësh nga virusi i rrezikshëm dhe fatkeqësisht nuk ia doli të rehabilitohej.

Lajmi u dha nga Federata e Futbollit Bolivian, e cila shprehu pikëllimin për ngjarjen e rëndë.

Por, në familjen Guzman nuk është kjo tragjedia e parë e shkaktuar prej koronavirusit. Futbollisti kishte humbur më parë të atin, Belizarion, i cili kishte qenë president klubi dhe xhaxhain, Luis Karmelon, i cili kishte stërvitur skuadrën e Deportivo Perejikes.

Deibert Frans Guzman luante për ekipin e Universitetit të Trinidatit./panoramasport

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera