» Video-“Thaçi dhe Vuçiç, po ia dredhin Sorosit”/ Parashikoi rënien e Haradinajt dhe Kurtit – Publicisti bën paralajmërimin e katërt

Video-“Thaçi dhe Vuçiç, po ia dredhin Sorosit”/ Parashikoi rënien e Haradinajt dhe Kurtit – Publicisti bën paralajmërimin e katërt

Gazetari Erion Kristo, ka shpërndarë një deklaratë të bërë nga publicisti, Alfred Cako në emisionin Bardhazi, në lidhje me krizën politike në Kosovë,

Në një postim në rrjetet sociale, Kristo shkruan se “Cako ka parashikuar saktë rënien e Haradinajt, rënien e Albin Kurtit, vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Me tre parashikime, i ka rënë në kokë. I katërti është vajtja në Uashington e krerëve të shtetit të Kosovës.”.

“Gjithë politika në Ballkan janë kapur nga Soros, Thaçi, Vuçiç, Rama. Por, Thaçi dhe Vuçiç, po ia dredhin Sorosit.

Trump nuk e donte Albin Kurtin. Avdullah Hotin mund ta kenë dhënë amerikanët dhe ai ka mision të rregullojë marrëdhëniet me Serbinë.

Por, Kurti bëri gabimin e radhës dhe e çoi në Gjykatën Kushtetuese, ku të gjithë janë njerëzit e Thaçit.”-tha Alfred Cako.

Ndërkohë ai ka bërë edhe një parashikim tjetër, që sipas tij është takimi i krerëve në SHBA dhe zgjidhja sipas tij e një prej vatrave më të nxehta.

“Qeveria do të vazhdojë më Avdullah Hotin dhe ajo çfarë mund të ndodhë është që Trump të thirë Thaçin, Hotin, Vuçiçin dhe kryeministrin Serb në SHBA.

Trump do të ketë kartabiankën që ka mbyllur një nga vatrat më të nxehta, Kosovë-Serbi”-theksoi ai.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera