» Zbulohet një vatër e re/ 2 mjekë në Poliklinikën 9 pozitivë me COVID 19, maska bëhet e detyrueshme para se të hysh

Zbulohet një vatër e re/ 2 mjekë në Poliklinikën 9 pozitivë me COVID 19, maska bëhet e detyrueshme para se të hysh

Në personelin e poliklinikës nr. 9 në kryeqytet janë zbuluar raste me COVID 19.

Zbulohet kështu një vatër e re e përhapjes së virusit në kryeqytet, pas QSUT-së, e kthyer tashmë në një vatër të nxehtë, me 26 të prekur në personel shëndetësor.

Të dhënat i bëri me dije për “BalkanWeb” gazetari i News w4, Erjon Skëndaj. Sipas tij, në poliklinikën pranë “21 Dhjetorit” kanë rezultuar pozitivë me COVID 19 dy mjekë.

Kjo thotë ai ka shtuar masat në këtë godinë, tek e cila nuk lejohet më hyrja e asnjë pacienti pa maskë mbrojtëse.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera