» Rasti i parë me koronavirus në Sarandë, e prekur një shtetase ukrainase. Shkoi në qytet sepse…

Rasti i parë me koronavirus në Sarandë, e prekur një shtetase ukrainase. Shkoi në qytet sepse…

Konfirmohet rasti i parë me Covid 19, në Sarandë. Gazetarja e “Panorama” bën me dije se bëhet fjalë për një shtetase ukrainase, e cila ka ardhur për pushime në Sarandë.

Prej 7 muajsh ajo ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera.

Bluzat e bardha si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.

Saranda ka qenë një nga zonat më te qeta në gjithë këtë periudhë të ankthshme të koronavirusit në vend.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera