» Pedalo Tiranën”, Veliaj prezanton konkursin për përdoruesit e biçiketave dhe 3 çmimet për fituesit

Pedalo Tiranën”, Veliaj prezanton konkursin për përdoruesit e biçiketave dhe 3 çmimet për fituesit

Nga Erion Veliaj

Pedalimi në korsitë e biçikletave në kryeqytet është jo vetëm një mënyrë efikase e lëvizjes, që ndikon edhe në shëndet, por një mënyrë argëtimit. Me nismën e fundit të Bashkisë së Tiranës, pedalimi do të jetë padyshim edhe më argëtues dhe i preferuar nga të gjithë.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Bashkia e Tiranës ka organizuar një konkurs me fokus pedalimin dhe rritjen e numrit të përdoruesve të biçikletës, duke ndihmuar kështu në një mjedis sa më të sigurt dhe të shëndetshëm për banorët e kryeqytetit dhe vizitorët e tij të shumtë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, teksa prezanton nismën “Pedalo Tiranën”, thotë se për fituesit e konkursit, të cilët do të ketë edhe numrin më të madh të kilometrave të kryera me biçikletë nga sot e deri më datë 5 Qershor, do të ketë tre çmime.
“Pedalo Tiranën🚲, një konkurs mbi numrin më të madh të kilometrave të kryera me biçikletë që do të nisë nga sot dhe do të përfundojë në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më datë 5 Qershor. 3 fituesit do të shpërblehen për dashurinë për qytetin me:
Vendi i parë: Laptop
Vendi i dytë: Tablet
Vendi i tretë: Smart Watch
Nisim pedalimin!!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Kujtojmë se edhe gjatë këtyre muajve të situatës së krijuar me Covid-19, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën për shtimin e korsive të biçikletave, duke synuar një mjedis sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe ajër të pastër për qytetarët e saj.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera