» LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv një 64-vjeçare, ministria jep detajet

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv një 64-vjeçare, ministria jep detajet

Shënohet viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja e cila vuante nga limfoma e trurit.

Ministria e Shëndetësisë thotë në njoftimin për mediat se “mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë. 64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor”.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Gjatë 3 javëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jetë nga Covid19 dhe ky per ministrine e Shendetesise është paraqitur si një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

“Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera