» “I vranë shpirtërisht edhe qytetarët”- Përlotet aktori Bujar Asqeriu: Nuk shtypet artisti se ka në gjak lirinë. Çfarë përjetova ditën kur u shemb teatri

“I vranë shpirtërisht edhe qytetarët”- Përlotet aktori Bujar Asqeriu: Nuk shtypet artisti se ka në gjak lirinë. Çfarë përjetova ditën kur u shemb teatri

Aktori i mirënjohur shqiptar, Bujar Asqeriu, ndërsa foli për shembjen e Teatrit Kombëtar, tha rezistenca për Teatrin është më fisnikja dhe se artistët nuk shtypen.

Në emisionin “Kjo Javë”, aktori tha se artistët kanë në gjak lirinë dhe për këtë ka dhënë shembullin e sensibilizimit të artistëve në Shkodër.

Po ashtu ai i bën thirrje Ramës që të ndërtojë Teatrin ashtu siç ishte aty ku ishte dhe jo “t’i përzërë njerëzit nga Teatri”.

“I thashë arkitektëve rikonstruktohet Teatri? Ata më thanë se ne po rikonstrukojmë Kisha 300- vjeçare, jo më këtë Teatër.

Akustikën që kishte ky Teatër, ka akustikën më të mirë që kemi ne. Kjo dhe salla e Akademisë së Arteve.

Ndërtuan këtë Ar- Turbinën këtej dhe më shumë i del teksti nga mbrapa se nga para. Një beton. Sa bukur e tha Ngjela. Ne mësuam të flasim kur dëgjuam aktorët. Nëse do të mësosh gjuhën shko në Teatër.

2 vjet që nuk më angazhojnë në Teatër. është pjesë e atij që më urren. I kam thënë të padrejtë. Punë e madhe. Luaj në Fushë- Krujë e kudo. Punë e madhe, ik mos më luaj. Dua të kujtoj disa shfaqje të suksesshme, ku nuk gjeje biletë.

Lëri ata që thonë që janë shitur gjithë vitin 15 mijë bileta. Ata s’kanë ardhur kurrë në Teatër. Pse m’i kërcet dhëmbët mua, të bëra gjë, apo ngaqë jam kundra teje, po jam.
Rezistenca është më fisnikja. Shteti duhet të binte dakord edhe me një aktor. Sa fisnikë janë. Shihni artistët në Shkodër.

Ju doni t’i shtypni, por nuk shtypet artisti se ka në gjak lirinë. Aleanca për Teatrin veproi taktikisht, por nuk i lihet iniciativës së secilit për të shkuar atje. Besimi im më i madh është tek rinia, për ta transformuar këtë vend,. për t’i treguar politikës se ka haraçe të mëdha për të paguar. Këtu u gabua, duhej punuar me rininë dhe po të ishte rina aty nuk do kishte burrë nënë të bënte atë që bëri.

Dua të shpreh mirënjohjen për kolegët e mi që patën fuqinë dhe rezistuan, për të gjitha ato vajza e gra, ata që pa asnjë detyrim shkuan e mbrojtën vendin e shenjtë të Teatrit Kombëtar. i Bëj thirrje kryeministrit se më kishte thënë dikur që e kishte hobi teatrin, por meqë e paske hobi, pse i përzë këmba këmbës artistët? Jo në vend tjetër teatri, por të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte”, tha aktori.

Asqeriu pranon se ditën kur teatri u shemb, ai ka pësuar një problem kardiak.

Unë u zgjova që në orën 4 e 30, po pickoja vetën, me dukej si një ëndër se si sulmohet teatri në mënyrë të pabesë, si ka mundësi që të mos merret një konsensus? Kjo polici tërheq zvarrë vajzat?! Më këshilluam miqtë, më thanë mos shko se unë haja gishtat e mia me dhëmbë, pata edhe një problem, një moment kardiak, piva disa qetësues, cfarë do bëja unë… Të nesërmen shkova dhe ju thashë policiëve: Hajdeni këtu o vëllezërit të mi, pse i tërhiqni zvarrë motrat, artistët, cfarë ju bënë ?!”, u shpreh ai.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera