» E rëndë/ Nëna sadiste detyron të birin të shkojë në shkollë me fustan si dënim: Shpullat nuk dhanë efekt!

E rëndë/ Nëna sadiste detyron të birin të shkojë në shkollë me fustan si dënim: Shpullat nuk dhanë efekt!

Një nënë mizore kishte blerë një fustan posaçërisht për të turpëruar të birin e saj, duke e detyruar ta vishte në shkollë.

Oficerja e policisë Destini Woodruff, raportohet se ka pranuar aktet e dhunës ndaj të birit, si dhe djalit të bashkëshortit të saj, gjithashtu polic në Las Vegas.

Ajo u arrestua pas incidentit të 9 Majit dhe raportohet se ishte zemëruar pasi sipas saj “shpullat nuk po jepnin efektin e duhur te i biri”.

Kështu që ajo thirri për ndihmë bashkëshortin John Wesley Woodruff – i njohur ndryshe si ‘Big Johnny’ për ta rrahur më fort të birin 10-vjeçar.
Dy bashkëshortët Woodruff – të cilët kishin secili nga një djalë e një vajzë prej marrëdhënieve të mëparshme – kanë abuzuar gjithashtu dhe me djalin e John, i cili nuk mund të flasë.

Gazeta Las Vegas Sun raportonte se pas arrestimit, Destini Woodruff pretendonte se ka dënuar djalin sepse ka dhunuar motrën e tij.

Alarmi ndaj policisë u dha nga babi biologjik i fëmijëve të Destini Woodruff i cili kishte parë shenjat e dhunës kur u takua me të.

Pas ekzaminimeve ndaj djalit në spital çifti u akuzuan të dy për rrahje. Oficerët thanë se nëse situata do të lejohej e pakontrolluar, dhuna ndaj të voglit do ta kishte vrarë.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera