» Platforma me 14 pika e Metës, Basha tregon detaje nga takimi me Presidentin dhe qëndrimin e opozitës. “Udhërrëfyesi ynë janë 15 kushtet e BE”.

Platforma me 14 pika e Metës, Basha tregon detaje nga takimi me Presidentin dhe qëndrimin e opozitës. “Udhërrëfyesi ynë janë 15 kushtet e BE”.

Pyetje: Presidenti Meta thotë që në datën 8 prill ka prezantuar një platformë të plotë me 8 pika. Ju e keni marrë këtë?

Lulzim Basha: Nuk e kam marrë, por më ka njohur me idenë e tij javën e parë të prillit, nuk më kujtohet data.

Pyetje: Keni biseduar me presidentin Meta për këtë platformë?

Lulzim Basha: Patjetër. I kam parashtruar ëdhe idetë e mia. I kam thënë që janë 15 pika të Bahkimit Europian. Ky është udhërryfyesi ynë si opozitë. Edi Rama i ka këto detyra, ishin 5, u bënë 9, tani janë 15. Nuk pres që Edi Rama të arrestojë e të çojë në burg Gjush Dakon me shokë, meqë ka thënë se “nuk m’i cakton Departamenti i Shtetit shokët”, këta janë shokët e tij. Kështu që e vetmja pikë ku opozita është e angazhuar dhe do të bëjë sa të mundet për t’u garantuar shqiptarëve votën, është reforma zgjedhore, ndërkohë që qeveria dhe institucionet e tjera duhet të angazhohen për 14 pikat e tjera. Ky është qendrimi im, kur Presidenti më njohu me këtë dokument.
Pyetje: Kryeministri Rama tha se nuk është njohur me platformën. Në dijeninë tuaj edhe ai ka pasur dijeni për platformën sikur se ju?
Lulzim Basha: Në emër të Edi Ramës nuk mund të flas. Në emër të tij nuk mund të flas, por nga informacioni që kam është një gënjeshtër e madhe sepse është e pamundur që ky nuk e paska pasur këtë dijeni, por siç i kam thënë Presidentit Meta lodhet kot sepse Edi Rama e ka jetike bllokimin e procesit të integrimit. E ka jetike procesin e bllokimit të procesit të integrimit.
Pyetje: Po pse?
Lulzim Basha: Sepse ecja përpara e procesit të integrimit, në qoftë se ndodh siç ka ndodhur le të themi në Kroaci apo vende të tjera, edhe zullumqarë shumë të vegjël i ka parë para drejtësisë dhe prapa hekura jo më Edi Ramën.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera