» Për kë ishte mesazhi i ambasadores amerikane”, Basha: U drejtohet atyre që kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë, kur ajo duhet të veprojë për Ramën, Veliajn etj

Për kë ishte mesazhi i ambasadores amerikane”, Basha: U drejtohet atyre që kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë, kur ajo duhet të veprojë për Ramën, Veliajn etj

 

Pyetje: Ambasadorja amerikane dje tha se ‘Nuk dua t’u besoj thashethemeve për të vrarë reformën pas krahëve’. Kujt ia drejtonte këtë? Si e komentoni këtë?

Lulzim Basha: Unë e di që televizioni juaj ka transmetuar intervista të deputetëve socialistë që kanë kërkuar ndërhyrje në reformën në drejtësi. Kështu që pa asnjë mëdyshje kjo u drejtohet atyre që, në pikëpamjen time, kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë në një moment kur drejtësia duhet të bëjë detyrën. Dhe që drejtësia të bëjë detyrën sot Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur, Edi Rama duhet të ishte i pandehur, Ardi Veliu duhet të ishte i pandehur. Të gjithë ata që dhunuan kolegët tuaj, që dhunuan artistët duhet të ishin të pandehur. Kjo është sfida e vërtetë e drejtësisë sot. Ndërsa ata që i tremben drejtësisë, ata që i tremben 339-ës, 184-ës, dosjeve me afera korruptive, janë arsyeja e vetme pse shqiptarët kanë një paketë ndihme tre herë më të vogël sesa qytetarët e Republikës së Kosovës.

Pyetje: Kush po e minon reformën në drejtësi?

Lulzim Basha: Ata që vjedhin paratë e shqiptarëve dhe, si rezultat i kësaj, biznesi shqiptar vuan dhe po falimenton dhe familjet shqiptare kanë ngelur për bukën e gojës, nuk kanë më kapacitete as për të marrë borxh dhe as për të shkuar tek listat e dyqaneve. Pse? Sepse paratë e tyre vidhen me koncensione, vidhen me inceneratorët, vidhen me koncensionet e rrugëve, vidhen me koncensionet e korruptuara të shëndetësisë. Këta e dinë që po të ketë një shans drejtësia e pavarur, këta jo vetëm humbasin privilegjet dhe paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve, të cilat do t’u kthehen shqiptarëve, por përfundojnë në burg. Por edhe një herë duhet ta kuptojmë që është kjo arsyeja pse Edi Rama zgjedh, vendos edhe në kohë pandemie që shqiptarëve t’u japë një paketë ndihme 1/3 e asaj të Kosovës, ndërsa oligarkët të vazhdojë t’i paguajë ashtu siç duhet.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera